Të shtënat me armë në Tiranë, policia jep detajet! Del emri i të plagosurit

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket plagosjes të regjistruar pak orë më parë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.
Sipas raportimit të Policisë, i plagosuri është shtetasi nga Kosova Gjenk Karabeg, rreth 33 vjeç, ku plagosja ka ardhur për shkaqe të motiveve të dobëta dhe ka ndodhur në rrugën “Egnatia”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Tiranë, Eric Wendt dorëzon nesër letrat kredenciale te Presidenti

Sherr me sende të forta në Elbasan, arrestohen 4 persona, mes tyre dy vëllezër

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Taksia përplaset me autobusin që transportonte mësuesit

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, qëllohet në këmbë një person

Pronari i hotelit që u shemb gjatë tërmetit goditi shefin e komisariatit, si u mbyll ngjarja pa denoncim





