Një 38-vjeçar nga Kavaja i cili kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak është përplasur me forcat e rendit bashkë me familjarët e tij, pasi policia do ta arrestonte.
Policia lokale njoftoi se shtetasi A.B, ishte nën akuzë për shkatërrim prone me zjarr dhe se kishte thyer masën e sigurisë.
Njoftimi:
Rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, bashkë me Ndihmësspecialistin e zonës që ishte i gatshëm, gjatë patrullimit në territor, në Golem, kanë konstatuar në rrugë shtetasin A. B., 38 vjeç, i cili ishte i shoqëruar me persona të tjerë, dhe e kanë ndaluar për verifikim, pasi njihej nga Policia që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Punonjësit e Policisë, gjatë verifikimit, i kanë kërkuar arsyen e thyerjes së masës së sigurisë dhe i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Shtetasi A. B. dhe kunati i tij, shtetasi A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, familjarë të tij.
Punonjësi i Policisë me detyrë Ndihmësspecialist në Postën e Policisë Golem ka qëlluar me armën e shërbimit, pistoletë, një herë në ajër, me qëllim zbrapsjen e tyre.
Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin e shtetasve të përfshirë në kundërshtim të veprimeve të Policisë.
Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat edhe shtetasi A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë.
Veprimet hetimore për këtë rast po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Ndërkohë, është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rastin.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Shkurt21:00
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë pranë stadiumit Elbasan Arena në qytetin e Elbasan.
Sipas informacioneve p...
AKTUALITET
25 Shkurt20:45
Princi Harry i Britanisë me gruan takojnë të plagosurit nga Gaza
Princi Harry i Britanisë dhe bashkëshortja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, u takuan të mërkurën (25 shkurt) me të evakuua...
AKTUALITET
25 Shkurt20:35
Komisioni Europian propozon heqjen e roamingut me Shqipërinë dhe disa vende të rajonit
Komisioni Europian tha të mërkurën se ka propozuar të hapë negociatat për të eliminuar tarifat shtesë të roaming-ut...
AKTUALITET
25 Shkurt20:29
“Dyfishim i identitetit”/ Diella e Ramës vijon punën, pavarësisht betejës ligjore me Bishën
Më 11 shtator 2025, aktorja shqiptare Anila Bisha, e ulur me familjen përballë televizorit, po ndiqte prezantimin e kabinetit të ri qeverita...
AKTUALITET
25 Shkurt20:26
Tragjedia e Tempit me 57 viktima, flet babai i emigrantit shqiptar: Çfarë po mbulon qeveria greke
Pano Ruçi, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar tre vite më parë në Greqi, ku u pë...
AKTUALITET
25 Shkurt20:25
Begaj dekreton ligjin për konfliktin e interesit, kufizimet për zyrtarët dhe familjarët e tyre
Presidenti, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, në të cilin vendosen kufizime jo vet&...
AKTUALITET
25 Shkurt20:02
Vrasja e shqiptari dhe pronarit grek, në shënjestër të drejtësisë edhe partnerja e nipit të viktimës
Zhvillime në çështjen e vrasjes së dyfishtë në kampingun në Finikounda, pasi në shënjestër të drejt&eum...
AKTUALITET
25 Shkurt19:50
Rama publikoi videon nga Portugalia/ Gazetari nxjerr blof kryeministrin: Rruga për të lidhur banorët me arat
Gazetari Romir Saraçi ka reaguar në lidhje me justifikimin e Edi Ramës për prishjet e rrugëve në Shqipëri, se këto gj&...
AKTUALITET
25 Shkurt19:47
“O ju hëngërt mortja”/ Policia e Kamzës shpall në kërkim mësuesen 58-vjeçare
Një mësuese 58 vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Kamzës, pas publikimi të një videoje ku ajo ma...
AKTUALITET
25 Shkurt19:13
Tension jashtë një kafeneje, i riu shqiptar nxjerr thikën (VIDEO)
Një trazirë u shkaktua të mërkurën pasdite jashtë një kafeneje në Gouves, Heraklion, Kretë, kur, pas një grind...