Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
AKTUALITET

Transportonin emigrantë të paligjshëm, dy makinat përplasen me patrullën e policisë, shpallen në kërkim drejtuesit

P
Piranjat26 September 2026, 16:09 · 2 min lexim
Transportonin emigrantë të paligjshëm, dy makinat përplasen

Dy persona janë shpallur në kërkim , ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pas një operacioni gjatë transportimit të 15 emigrantëve të paligjshëm në Korçë. Operacioni filloi që prej fshatit Kapshticë të Devollit dhe përfundoi në qytetin e Gramshit.

Sipas informacioneve, forcat e policisë kanë konstatuar dy mjete tip Audi Q7 në afërsi të fshatit Kapshticë, të cilët dyshohet se kishin marrë një grup me emigrantë të paligjshëm. Forca të shumta janë vënë në ndjekje të dy mjeteve, pasi drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit të ndalimit. Drejtuesit e mjeteve kanë lënë afër Lozhanit rreth 15 emigrantë të paligjshëm dhe janë larguar drejt Gramshit. Aty janë përballur me postbllokun duke përplasur dy prej patrullave dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Pas përplasjes, ata kanë vijuar rrugën ndërsa dy mjetet Audi Q7 janë gjetur të braktisur në dy fshatra të Gramshit. Policia ka identifikuar dy drejtuesit e mjeteve dhe i ka shpallur në kërkim ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë edhe një person të tretë.

Sa i përket 15 emigrantëve ata u gjetën të fshehur në një përrua në afërsi të fshatit Lozhan të Maliqit ndërsa janë sekuestruar dy mjetet që përdoreshin për transportin e tyre drejt Tiranës.

Nga policia vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrëthanave dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.