Hyrja për kuriozitet në uzinën e armëve në Gramsh gushtin e shkuar, i kushtoi Fedir Alpatovit nëntë muaj qëndrimi në paraburgimin e Elbasanit i dyshuar si spiun. Sëbashku me rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zorin, ata u liruan (detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie) nga Gjykata e Elbasanit, e cila ka arsyetuar tejkalimin e afatit për mbajtjen e tyre në qeli.
Nga ana e tij, Alpatov, ka deklaruar se arrestimi në Shqipëri për spiunazh ishte një tragjedi e madhe për të dhe familjen tij, duke “humbur gjithçka” kishte. Ai është shprehur se kishte ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë dhe jo për për spiunazh.
“Për mua dhe për familjen time ishte një tragjedi e madhe. Përpara se të vija në Shqipëri unë kisha një punë shumë të mirë, kisha karrierë, kisha një të dashur. Kisha ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë, të mësoja për komunizmin, për Enver Hoxhën dhe për gjëra të tjera interesante të historisë së Shqipërisë. U arrestova gjatë udhëtimit tim dhe ata më akuzuan mua për spiunazh. 5-6 ditë më vonë Edi Rama tha se ne nuk jemi spiunë dhe objekti ishte i deklasifikuar. Por ata që më lanë mua në burg për 9 muaj. Unë humba gjithçka”, deklaroi ai.
I riu ka treguar me detaje çfarë ndodhi ditën që u arrestua dhe se së bashku me miqtë e tij nuk e dinin kush ishin personat që po i ndiqnin.
“Ishte një fabrikë e braktisur në Gramsh dhe ne vendosëm të shihnim çfarë kishte brenda. Nuk kishte dritare dhe ne vendosëm të futeshim. Brenda godinës ne u përballëm me disa djem, tentuam të iknim në drejtime të ndryshme. Mikhail shkoi në një drejtim, unë në një drejtim tjetër. Siç e di unë, Misha vrapoi dhe pas disa momentesh ishte një makinë e zezë nga ku dolën disa djem që e ndaluan. Nuk dukeshin si ushtarakë, makina ishte një ‘Audi’ e errët. Misha mendoi se ata po e sulmonin dhe vendosi të mbrohej me spraj me piper. Ata e morën, e goditën dhe e futën në stacionin e policisë”, ka thënë Alpatov.
Pavarësisht se është i detyruar të paraqitet në prokurori një herë në muaj, Alpatov u shpreh se ai nuk largohet dot nga Shqipëria, pasi nuk ka pasaportë.
Kërkesa për lirimin e rusëve dhe ukrainsit nga qelia, u bë nga prokuroria, e cila nuk ka mundur të finalizojë hetimet për shkak të dërgimit jashtë vendit të disa pajisjeve të tyre që kanë qenë të enkriptuara.
Më herët, Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të mos pranonte kërkesën e Moskës për të ekstraduar blogeren ruse, Svetlana Timofeva, e cila deklaroi se në vendin e saj i rrezikohej jeta. Tre të huajt i kanë mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tyre. Ata janë shprehur se kishin mbërritur Shqipëri si turisë të apasionuar pas uzinave të armëve. Në 20 gusht, dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh. Ndërsa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë, të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë.
Ata nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa Mikhail Zorin, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamerë, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Maj14:00
Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’
Gjykata Administrative ka rrëzuar sot vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që i kërkonte pastorit të njohur Akil P...
AKTUALITET
26 Maj13:00
Raporti vjetor / Dumani në Kuvend: Gjatë vitit 2022, 4 vendime për ish-zyrtarë të nivelit të lartë (Majko vëren disa mangësi)
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejton. ...
AKTUALITET
26 Maj13:00
ISP: Rritja e pagave për deputetët dhe ministrat u bë pa transparencë, konsultim, qasje strategjike dhe respekt për zgjedhësit
Instituti i Studimeve Politike shpreh shqetësimin se vendimmarrja e parlamentit për rritjen e ndjeshme të pagës për zyrtarët e z...
AKTUALITET
26 Maj10:40
FOTO/ Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë, kushton 1 milionë e 890 mijë euro
Tavolina më e shtrenjtë në botë është krijuar në Itali dhe është dizenjuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha. Q...
AKTUALITET
26 Maj09:59
Aksioni ANTI-DROGË- Europol zbarkon në Ballkan, 37 në pranga, pjesë e një bande "shumë të dhunshme". "Kapoja" drejtonte nga burgu
KROACI- Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i anti-drogës, gjatë të cilit 37 persona u arrestuan si pjesë e një ban...
AKTUALITET
26 Maj09:52
Përplasje me armë zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë/ Sirianët qëlluan me armë drejt Policisë, disa të arrestuar
Kukës, shtetas të huaj (dyshohet sirianë) qëlluan me armë drejt policisë, disa të arrestuar. Policia operacion për tra...
AKTUALITET
26 Maj08:27
Kaos në portin e Durrësit/ Bllokohen anijet, vonesa deri në 3 ditë për shkarkim
Prej 2 javësh situata në terminalin e përpunimit të kontejnerëve në Portin e Durrësit është e ngjashme me atë...
AKTUALITET
26 Maj08:00
Kapriçot e motit, dita nis me mot të kthjellët, por ja çfarë rezervon mesdita
Dita e sotme nis me mot të kthjellët por pas mesditës priten reshje shiu.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranë...
AKTUALITET
25 Maj22:16
Tronditet Tirana, shpërthim tritoli në zonën e Freskut
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Nga terreni raportohet për një shpërthim me eksploziv n...