Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Vepra penale e mashtrimit me kreditë pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2022 numri i procedimeve për këtë vepër penale zbriti në 33 raste, nga 64 raste që ishin regjistruar në vitin 2021. Procedimet për këtë vepër penale kanë rënë për herë të parë pas tre vitesh radhazi në rritje.
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale të klasifikuar si mashtrime për vitin 2022 arriti në 5.43%, ndërsa në vitin 2021 kishte qenë 9.4%. Por, numri i të pandehurve të dënuar për këtë vepër penale vitin e kaluar pothuajse u dyfishua në 13, nga që kishte qenë për vitin 2021.
Neni 146 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në kredi si “mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi, duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë”.
Sipas Kodit Penal, kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.
Forma më e përhapur e këtij mashtrimi në vitet e fundit ka qenë marrja e kredive bankare me dokumente të falsifikuara ose duke përdorur mjete identifikimi të personave të tjerë. Këto vepra penale janë bërë shqetësim për disa banka dhe subjekte financiare jo banka, jo vetëm për shkak të dëmit ekonomik të pësuar, por edhe për shkak të dëmit të konsiderueshëm reputacional.
Personat e tretë që kanë rënë viktimë e mashtrimit nëpërmjet përdorimit të dokumenteve dhe firmës të tyre për përfitimin e kredisë në disa raste i kanë denoncuar ngjarjet në media. Në shumë raste, mashtrime të këtij lloji janë kryer nga vetë punonjës të institucioneve financiare ose me bashkëpunimin e tyre.
Të tjera institucione financiare që janë të ekspozuara ndaj mashtrimeve, në forma të tjera, janë edhe kompanitë e sigurimeve. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, vitin e kaluar u regjistruan 19 procedime për veprën penale të “mashtrimit në sigurime”, nga 16 që kishin qenë në vitin 2021.
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale të klasifikuar si mashtrime për vitin 2022 arriti në 3.13%, ndërsa në vitin 2021 kishte qenë 2.35%.
Pesë individë u dënuan nga gjykata për këtë vepër penale, nga 18 që kishin qenë një vit më parë.
Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.
Mashtrimi në sigurime lidhet kryesisht me inskenimin e aksidenteve ose ngjarjeve të tjera të sigurimit, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit nga kompanitë e sigurimeve./Monitor
Një 28-vjeçare nga Kosova humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj në parkingun e një dyqani në Aach...
Përveç produkteve të mishit dhe bulmetit, që pasqyrojnë krizën e sektorit të blegtorisë, importet e produkteve t&eum...
SHBA- Eric J. Reese emërohet agjent i posaçëm në krye të Divizionit të Kundërzbulimit dhe Kibernetikës në Zyr&e...
Kokainë, një thikë, një shkop dhe një këmbë karrige është gjendur nga policia në banesën e Geraldi Gush...
TIRANË- Një 30 vjeçar malazez është vënë nën hetim nga policia pasi u kan në aeroportin e Rinasit në tenta...
Moti i paqëndrueshëm, alergjia, prania e 4 viruseve dhe ndotja e ajrit kanë bërë që vendi ynë të përfshihet nga n...
Policia e Krujës ka goditur një tjetër tentaivë të kultivimit të kanabisit, në malin e Brretit. Mësohet se blutë ...
Gjatë një shëtitje përgjatë vijës bregdetare turistja gjermane ka dëmtuar rëndë dorën duke e thyer, pasi ka ...
Një shqiptar i burgosur për drejtimin e një shtëpie publike, që dyshohet se frekuentohej nga ylli i regbit, Lawrence Dallaglio, i ka ...
Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë arrestuar në Itali. Ata kanë përfituar nga situata e një &ccedi...