Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla! Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil
AKTUALITET

VIDEO nga momenti/ Theu xhamin e derës së një supermarketi dhe vodhi kasën, pranga 32-vjeçarit

P
Piranjat27 September 2026, 16:18 · 2 min lexim
VIDEO nga momenti/ Theu xhamin e derës së një supermarketi dhe

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi dyshohet se gjatë natës ka thyer xhamin e derës së një supermarketi dhe ka vjedhur kasën me një shumë parash. Sipas njoftimit të policisë, është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e 32-vjeçarit me iniciale E.B, banues në Vlorë.

Ai akuzohet për veprat penale "Vjedhje" dhe "Shkatërrim i pronës". Hetimet vijojnë për të verifikuar raste të tjera të vjedhjeve në të cilat ai mund të jetë i përfshirë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

"Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për kapjen e autorit të një vjedhjeje me thyerje.

Theu xhamin e derës së një supermarketi dhe vodhi kasën me një shumë parash, identifikohet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se gjatë natës, në një supermarket në lagjen “Bashkimi”, ishte thyer xhami i derës dhe ishte vjedhur kasa me një shumë parash, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe provave të siguruara gjatë hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 32 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kasën që ky shtetas vodhi në supermarket.

Në vijim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme."

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.