
Gazetarja Ola Xama ka reaguar pas vizitave që bëri zëvendësja e Ramës, Belinda Balluku e cila është nën akuza nga SPAK, në zonat e përmbytura.
“Pra, pasi vjedhin paratë e projekteve që duhet të shkonin për të parandaluar fatkeqësitë natyrore, dalin dhe premtojnë se do të futin dhe njëherë dorën në xhepat tanë dhe do të dëmshpërblejnë familjet e dëmtuara”, shkruan gazetarja në një mesazh në rrjetet sociale.
Pra, pasi vjedhin paratë e projekteve që duhet të shkonin për të parandaluar fatkeqësitë natyrore, dalin dhe premtojnë se do të futin dhe njëherë dorën në xhepat tanë dhe do të dëmshpërblejnë familjet e dëmtuara.
Kështu dalin si heronj dhe shpëtimtarë, ndërsa qytetarët ulin kokën dhe presin të marrin pagesat. Revoltë nuk ka, vetëm nënshtrim. Mbase dhe ndonjë tender të shpejtë m.q.s. po shpallet gjendja e emergjencës.
Në emër të fatkeqësisë natyrore të tërmetit, sajuan një tender sekret për rindërtimin e hidrovorit. Hidrovori punonte shumë mirë dhe vetëm muret e godinës ishin dëmtuar, por në kohë reshjesh ujrat e tij shkarkoheshin afër portit të Porto Romanos dhe kjo shqetësonte koncesionarin e portit.
Hidrovori zhvendoset, kompania në pronësi të familjarëve të zyrtarëve socialistë fiton kontratën me vlerë 20 milion euro. Vepra përfundon, por nuk funksionon si duhet. Koncesionari i portit shpëton, familjarët e zyrtarëve fitojnë miliona euro, por Durrësi përmbytet.
Tani thonë që do të dëmshpërblejmë qytetarët me paratë që ata derdhin. Për çudi këtë kërkoi sot dhe opozita.
Jo. Paratë e dëmshpërblimit duhet t’i paguajë kompania që ka krijuar dëmin me punimet pa standard të hidrovorit dhe ajo që kërkoi zhvendosjen e tij.
Nëse do të ishim në një vend ku funksionin shteti dhe drejtësia, do të kishin nisur menjëherë hetime, do të nxirreshin përgjegjësitë, dhe pas kësaj në proces civil qytetarët duhet të kërkonin dëmshpërblim. Kompanitë patjetër që mund të falimentonin, por nuk besoj se do të guxonte më ndonjë firmë që të përfshihej në skema të tilla.
Në vend të kësaj kemi një zv/kryeministre të dyshuar nga Prokuroria për favorizim me dëm 30 milion euro të dy shoqërive turke që premton dëmshpërblime pa bërë askënd fajtor, dhe një opozitë që ka frikë t’i përmendë emrin “oligarkëve”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Janar09:19
Dibër/ Reshjet e borës “pushtojnë” zonat malore, vështirësi në qarkullim pas ngricave dhe akullit
Vazhdojnë reshjet e borës në qarkun Dibër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat e thella malore. Ngricat dhe temperaturat q&eum...
AKTUALITET
9 Janar09:15
“Qukës-Qafë Plloçë” me kosto 260 mln euro e mbyllur për makinat/ Balluku larg realitetit: Akset kombëtare janë të gjitha funksionale
Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka folur në mbledhjen e Komitetit Ndërmi...
AKTUALITET
9 Janar08:54
VIDEO/ Stendat e tregtarëve bëhen shkrumb e hi, një ditë pas zjarrit të tmerrshëm tek “5 Maji”
Një ditë pas zjarrit shkatërrimtar që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit”, pa...
AKTUALITET
9 Janar08:53
Pas përmbytjeve masive, Rama bën bilancin: 1587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore nën ujë
Në mbledhjen me Komitetin e Emergjencave Civile, kryeministri Edi Rama përmblodhi bilancin e dëmeve dhe humbjeve nga përmbytjet e shkaktua...
AKTUALITET
9 Janar08:44
Përmbytjet në vend/ Rama vazhdon justifikimet: Faji qëndron tek ndryshimet klimatike
Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e...
AKTUALITET
9 Janar08:44
Nga ngricat te përmbytjet, bujqësia përballet me dëme të rënda në disa qarqe
Ngricat në ditët e para të vitit të ri dhe tani përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar një pjesë...
AKTUALITET
9 Janar08:31
Prokuroria e Durrësit fillon hetimet për shkaqet dhe përgjegjësit e përmbytjeve
Prokuroria e Durrësit njoftoi të enjten më 8 janar fillimin e hetimeve për të zbuluar përgjegjësit e pasojave të p&eum...
AKTUALITET
9 Janar08:26
Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel
Rruga nacionale Klos-Burrel është e bllokuar si pasojë e shembjes së një kanali. Sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë...
AKTUALITET
9 Janar08:17
Riaktivizohet vatra e zjarrit te ‘5 Maji’
Vatra e zjarrit në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është riaktivizuar mëngjesin e sotëm.
Raportohet se forcat...
AKTUALITET
9 Janar08:06
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 833 lekë.
Ndërko...