Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, ku sipas të dhënave paraprake, autori dyshohej se ishte një i burgosur grek, 28-vjeçari grek, Kristos Vardhuniotis. Pas hetimeve të thelluara rezultoi se vrasës i vërtetë mund të ishte një shqiptar, i paguar nga jashtë burgut dhe se greku që u dyshua në fillim si i tillë mund të ishte i kërcënuar, për ta marrë përsipër këtë vrasje.
Ky vrasës shqiptar u identifikua si Xhuliano Halili.
44-vjeçari nga Tepelena, i njohur për mënyrën e tij mizore dhe të paskrupullt në kryerjen e vrasjeve. Halili që sipas hetimeve e kishte qelinë ngjitur me atë të Jani Aliaj, në sektorin nr 3 të burgut të Koridhalos.
Dhe që u evidentua se çuditërisht kishte mbetur i plagosur në këtë ngjarje. Dyshime të cilat u përforcuan edhe më shumë për vetë faktin se 28-vjeçari grek, Kristos Vardhuniotis, ishte paraqitur me vullnetin e tij të lirë te autoritetet e burgut, duke u shprehur atyre se ishte ai që e kishte vrarë Jani Aliaj.
Ndërkohë që në trupin e tij nuk kishte asnjë përleshje. Ndryshe nga shqiptari tjetër, Xhuliano Halili, që në trup kishte shenja gjaku. Shqiptari nga Tepelena që mbante mbi supe krime monstruoze.
Pasi më parë po në burgun e Koridhalos, kishte vrarë shqiptarin tjetër, Alfons Ndoci. Ndërkohë që brenda burgut kishte filluar të përflitej fakti se vrasësi i vërtetë i Jani Aliaj, ishte bashkëatdhetari i tij, Xhuliano Halili.
Dhe jo 28-vjeçari grek, që thuhet se ishte paguar ose kërcënuar për të marrë ai përsipër vrasjen e Aliajt. Gjë që i ra në vesh edhe policisë greke.
‘Jani Aliaj dyshohej prej vitesh se ishte përdorur në luftën e së ashtuquajturës. ‘Mafia greke’. Kjo pasi ka pasur dyshime se ai ka qenë ekzekutor i një prej drejtuesve të grupeve kriminale greke që kontrollojnë jetën e natës në shtetin fqinj. Megjithatë këto dyshime kurrë nuk u vërtetuan.’
Por a ishte kjo në të vërtetë arsyeja përse Jani Aliaj u ekzekutua në një mënyrë të tillë? Pikërisht lufta brenda ‘mafias greke’.
Një luftë e cila në vitet e fundit ka ngrënë shumë koka shqiptarësh. Por që kishte afruar pranë vetes edhe shumë shqiptarë të rekrutuar me pagesë. Siç njëri prej tyre është edhe shqiptari nga Tepelena, Xhuliano Halili, i njohur ndryshe edhe me emrin ‘Niko’.
Sot i dënuar me burgim të përjetshëm, si vrasës me pagesë. Por që në CV-në e tij kriminale, ruan si rekorde disa nga krimet më të urryera që mund të bëjë një vrasës i zhveshur nga mëshira. Siç është edhe ai i nëntorit 2011 në Kallamata të Greqisë.
Ku pasi qëlloi me çifte në kokë shqiptarin 35-vjeçar Fillim Mesaja, nga fshati Caj i Kukësit, me të njëjtin gjakftohtësi, vrau edhe djalin e tij vetëm 2 vjeç e gjysmë, duke e therur në fyt.
Ngjarja që ndodhi pranë lumit Pamiso në Mesinia. Ku shkak ishte bërë larja e hesapeve midis Vasilis Varelas dhe Fillim Mesajës.
Krim monstruoz për të cilin u arrestua. Por në vitin 2018, ndërsa po transportohej drejt burgut, ai mundi të arratisej nga Porti i Pireut.
Ku bashkë me të u arratis edhe shqiptari tjetër, Alfons Ndoci. Por që të dy u kapën shpejt.
Të njëjtët të cilët më pas u panë të prishnin shoqërinë e tyre. Xhuliano Halili i cili në rrethana të paqarta në qershor të vitit 2024, vrau brenda burgut të Koridhalos, 35 vjeçarin Alfons Ndoci si dhe plagosi 48-vjeçarin Altin Vokrri.
Vrasje e cila edhe në këtë rast dyshohet se ishte paguar nga jashtë burgut. Xhuliano Halili që target të tijin kundrejt pagesës nuk kishte vetëm shqiptarët.
Por edhe grekët. Pasi në vitin 2008 dhe 2009, ai kishte qenë autor edhe i dy vrasjeve të shtetasve grekë. Hakmarrje e cila ra po kaq mizore edhe te kushërinjtë e tij.
Siç ishte vrasja në vitin 2022 e kushëririt të tij Sulo Halili, me orgjinë nga Tepelena.
I cili u ekzekutua dhe u dogj në nëntor të këtij viti, në Skourta të Viotias. Dhe ku dyshimet e policisë greke janë se ekzekutimi i tij ka lidhje me veprimtarinë e kushëririt të tij Juliand Halili, ose Xhulian Halili.
Halili që thuhet se ishte prej kohësh në urdhërat e mafiozit famëkeq grek Vasilis Varelas. Të paktën në dy raste të provuara.
Varelas që në rininë e tij kishte qenë dublues në filmat e aktorit të njohur të Hollyëodit, Chuck Norris, në vitet ’80. Por që më pas e kishte lënë karrierën si aktor dublant dhe kishte filluar të krijonte filmat e tij të parë, duke u përfshirë në disa krime të rënda në Greqi, si dhe në trafikun e drogës.
Rikthehet fuqishëm në tavolinën e ndarjes së tenderave Safet Gjici, zyrtari i skandalit seksual në zyrën e kryetarit të Bas...
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se arriti të shesë 10 mijë e 800 megavat energji këtë të martë me çmi...
Katër burra të shpallur dy herë fajtorë për vrasjen “brutale” të një refugjati shqiptar gjatë një vjedh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga dety...
Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të martë ne ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informac...
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka shpallur vendimin për çështjen e pagave të gjyqtarëve, duke ven...
Vajza që shihni në foto është 23-vjeçarja me ininciale F.T, e cila humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme në fshati...
Ky 18-vjetor i shpalljes së Pavarësisë, e gjeti Kosovën si rrallë herë mes festës dhe protestës, ndërsa 4 ish-kre...
Qarku i Kukësit është përfshirë në orët e mesditës nga reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta, ...
Moti i keq ka sjellë probleme në lagjen më të vjetër të Delvinës, Beqirefend, ku janë shënuar rrëshqitje dheu ...