Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
TIRANË- Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj. Raporti përfshin periudhën 1-21 prill 2025.
OSBE shprehet se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon të drejta të plota politike, civile dhe sociale për pakicat. Përmendet po ashtu se fushata në gjuhët e pakicave kombëtare lejohet. Gjithashtu thuhet se KQZ-ja deklaron se do të prodhojë disa materiale zgjedhore në gjuhët e pakicave kombëtare dhe ka nisur një sërë aktivitetesh informuese për votuesit për të nxitur pjesëmarrjen e grupeve të nënpërfaqësuara.
Më tej në raport thuhet se Kodi Zgjedhor parashikon vëzhgim qytetar dhe ndërkombëtar në të gjitha nivelet. Deri më 11 prill, ishin akredituar 26 organizata kombëtare dhe 10 ndërkombëtare. OSHC-të kanë informuar MVZ-në e ODIHR-it se mungesa e fondeve do të ndikojë në kapacitetin e tyre për të ndërmarrë një vëzhgim gjithëpërfshirës në ditën e zgjedhjeve. Mund të vëzhgojnë edhe përfaqësues të partive, koalicioneve dhe kandidatëve të pavarur.
PJESË NGA RAPORTI:
XII. PJESËMARRJA E MINORITETEVE KOMBËTARE
Në Shqipëri njihen nëntë pakica kombëtare. Sipas regjistrimit të vitit 2023, rreth 2.5 për qind e popullsisë identifikohet si nga një pakicë kombëtare. Kushtetuta parashikon të drejta të plota politike, civile dhe sociale për pakicat, dhe Kodi Zgjedhor garanton të drejtën e votës dhe të zgjedhurit për të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga përkatësia etnike, raca, feja apo gjuha. Disa parti të pakicës pretendojnë se sistemi zgjedhor përfiton në mënyrë të padrejtë dy partitë më të mëdha dhe kufizon shanset për partitë më të vogla për të fituar një mandat.
Ligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare konfirmon të drejtën e personave që u përkasin pakicave kombëtare për të themeluar dhe marrë pjesë në parti politike, shoqata dhe organizata të tjera civile. Një parti e pakicës kombëtare (minoriteti grek), përfaqësohet në parlamentin aktual, me një deputet të vetëm. Për zgjedhjet e vitit 2025 dy parti të pakicës kombëtare po konkurrojnë, të dyja si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga PD. Fushata në gjuhët e pakicave kombëtare lejohet. KQZ-ja po përgatit disa materiale zgjedhore në gjuhët e pakicave kombëtare. Shumë nga çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e pakicave të takuara nga MVZ-ja e ODIHR-it lidhen me problemet që prekin popullatën në tërësi, siç janë të drejtat pronësore, megjithëse komunitetet rome dhe egjiptiane përmendin gjithashtu diskriminimin socio-ekonomik.
XIII. VËZHGIMI I ZGJEDHJEVE
Kodi Zgjedhor parashikon vëzhgim qytetar dhe ndërkombëtar në të gjitha nivelet. Deri më 11 prill, ishin akredituar 26 organizata kombëtare dhe 10 ndërkombëtare. Organizatat vëzhguese qytetare do të dërgojnë disa vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër në të gjithë vendin për të ndjekur procesin zgjedhor dhe do të fokusohen në keqpërdorimin e burimeve publike, performancën e administrimit zgjedhor dhe financimin e fushatës. OSHC-të informuan MVZ-në e ODIHR-it se financimi i kufizuar ka zvogëluar kapacitetin e tyre për të kryer një vëzhgim gjithëpërfshirës në ditën e zgjedhjeve. Subjektet zgjedhore, pasi janë regjistruar, mund të caktojnë një vëzhgues në KZAZ-të dhe KQV-të përkatëse dhe në çdo tryezë numërimi të votave.
MVZ-ja e ODIHR-it u hap në Tiranë me një konferencë shtypi më 2 prill 2025. MVZ-ja është takuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, KQZ-në, SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm, AMA, drejtues dhe përfaqësues të partive politike, të shoqërisë civile, medias dhe anëtarë të komunitetit diplomatik dhe ndërkombëtar. Vëzhguesit afatgjatë kanë takuar palët e interesuara në nivel lokal. Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian kanë njoftuar se do të dërgojnë delegacione vëzhguese. Kryesuesi i OSBE-së ka emëruar Farah Karimin (deputet, Holandë) si Koordinatore Speciale për misionin.
foto ilustruese TIRANË- Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 ma...
BRUKSEL- Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar ditën e hënë një shqiptar me 40 muaj burg. Dënimi i shqiptarit ka ardhur pasi ai u...
TIRANË- Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj. Raporti p&...
foto ilustruese TIRANË- Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më...
Foto ilustruese TIRANË- Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më ...
foto ilustruese TIRANË- Në më pak se dy javë, 3.7 milionë qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, do të k...
ITALI- Babai i autorit të vrasjes së Vladimir Topjanës, Pren Shota do të lirohet nga burgu dhe do të lihen nën masën e...
ITALI- Detaje të reja ka rrëfyer autori i vrasjes së Ilaria Sulës teksa ka zbuluar sesi ka vepruar pasi i mori jetën 22-vjeçar...
DURRËS- “Giro d’Italia 2025” do të mbahet këtë vit në vendin tonë dhe do të fillojë më 9 maj ng...
foto ilustruese TIRANË- Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më ...