AKTUALITET

Zv.kryeministrja nën hetim/ Rama: Asgjë nuk ndryshon! SPAK ka punën e vet, ne tonën!

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 21:03

Zv.kryeministrja nën hetim/ Rama: Asgjë nuk ndryshon! SPAK ka

Pas mbledhjes së parë ndërqeveritare në Romë, Rama foli për punën e SPAK dhe dosjet e nxehta të duart e tij.
Rama iu përgjigj pyetjes lidhur me hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Balluku, ndërsa theksoi edhe një herë qëndrimin e tij se SPAK ka punën e tij, qeveria të vetën, ndërsa nënkuptoi se asgjë nuk do të ndryshojë sa i përket kabinetit qeveritar.
Në vijim Rama tha se politika nuk do të ndikojë në drejtësi, dhe ndryshe nga opozita që do të shkrinte SPAKun, Rama ëshë garantori i pavarësisë mes dy hallkave.

Sokol Balla: Z.Kryeministër, zv/kryeministrja po atë ditë të premte u mor në hetim për mosbarazi në trajtimin e tenderit për tunelin e Llogarasë, ju nuk keni bërë asnjë koment

Edi Rama: Edhe s’kam ndërmend të bëj. Cfarë komenti të bëj? Si tha Loro Boriçi shiu ka punën e vet ne kemi punën tonë.

Sokol Balla: SPAK-u ka punën e vet ju keni punën tuaj?

Edi Rama: Normal, janë të ndara. Nuk kemi asnjë dilemë në këtë pjesë.

Sokol Balla: Dhe nuk ndryshon asnjë?

Edi Rama: Cfarë do të ndryshojë?

Sokol Balla: Ju e dini…

Edi Rama: Çfarë do të ndryshojë? Duhet të mësohemi me këtë. Nuk është diçka që tanimë kemi nevojë akoma të jetojmë për të mësuar. Duhet të mësohemi me këtë, që jetojmë në një sistem ku Partia Socialiste e Shqipërisë dhe askush tjetër, që të jemi shumë të qartë për këtë me mua në krye, i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësië. Dhe njësoj siç janë tërhequr fuqitë koloniale nga teritoret e kolonizuara kemi tërhequr politikën nga territori i drejtësisë. E kemi tërhequr. Dhe jemi të vetmit garant për mosfutjen përsëri të politikës në territorin e drejtësisë.

Sokol Balla: Jeni të sigurt për këtë?

Edi Rama: Jam 100% i sigurt sepse të tjerët përbetoheshin që do ta shkrijnë SPAK-un të nesërmen po të fitonin zgjedhjet.

Sokol Balla: Po unë këtë po thoja…

Edi Rama: Jo po të fitonin por kur të fitonin zgjedhjet.

Sokol Balla: Unë këtë po thoja por nga ana tjetër duket që fashikujt e SPAK-ut të përhapen nga deputetët e opozitës. Nga këtu thoni që nuk ka influencë politike, ndoshta nuk ka influencë politike nga ju por a jeni i sigurtë që nuk ka nga pala tjetër?

Edi Rama: E kisha në sensin që jemi të vetmit garant që politika nuk do të futet në atë territor për ta rimarrë prap territorin dhe për ti njohur drejtësisë…

Sokol Balla: Dhe unë këtë po ju pyes, a jeni i sigurt që kjo nuk ndodh dhe sot?

Edi Rama: Nuk po flasim për lidhje, për kanale, për prokurorë që bëjnë lojëra me median që rrjedhin informacione, që rrjedhin sekrete hetimore etj etj, por nuk po flasim për këto, difekte, faje, krime brenda sistemit të drejtësisë. Po flasim për pavarësinë e atij territori dhe për garancinë që ai territor nuk do të pushtohet nga politika dhe garant për këtë jemi vetëm ne. Të tjerët do ta kishin ripushtuar nëse do të kishin fituar zgjedhjet dhe janë gati në çdo moment që të marrin pjesë në nje ripushtim. Por kjo nuk ka për të ndodhur sa te jem unë këtu.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë