Sekuestrohen 72 mijë euro mallra të padeklaruara në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara është zbuluar nga Dogana e Kosovës në pikën kufitare të Vërmicës.
Gjatë kontrollit të një kamioni që po hynte në Kosovë nga Shqipëria, zyrtarët doganorë konstatuan mospërputhje mes peshës së deklaruar dhe asaj reale të automjetit. Dyshimet e ngritura çuan në një kontroll më të imtësishëm të ngarkesës.
Nga verifikimi u zbuluan 1.036 palë këpucë dhe 2.980 artikuj veshmbathjeje, të cilat nuk ishin deklaruar në dokumentacionin doganor.
Sipas Doganës së Kosovës, pothuajse të gjitha produktet mbanin marka tregtare të mbrojtura. Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara përllogaritet në rreth 72.600 euro, pa përfshirë detyrimet doganore.
Për rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse, ndërsa procedurat administrative vijojnë. Çështja i është përcjellë edhe organeve kompetente për trajtim të mëtejshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Një “lobim i rëndomtë”/ Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati

“Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vijon punimet edhe pas orës 22:0...

10 të arrestuar në Greqi, goditet rrjeti që trafikoi mbi 500 emigrantë përmes Shqipërisë

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim

Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore

“Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’





