Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 9 vite burg në Itali. Arrestohet 71-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”. Në pranga ka rënë shtetasi Kol Ndoj, banues në Vaun e Dejës, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Napoli e kishte dënuar me […]

P
Piranjat 6 November 2026, 10:43 · 2 min lexim
Në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 9 vite burg në

Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.

Në pranga ka rënë shtetasi Kol Ndoj, banues në Vaun e Dejës, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Napoli e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Sipas Policisë, vendimi i dënimit është dhënë më 23 prill 2021.

Arrestimi u krye nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

 

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 71-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Fast”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Vaun e Dejës dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i kërkuar nga Italia, i dënuar me 9 vjet burgim.

Gjatë kësaj faze, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.