Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare
Në “Këndin e Fundjavës”, deputetja e PD lidh pastrimin e parave me vështirësitë e biznesit, zhvlerësimin e euros dhe pamundësinë e të rinjve për të blerë një banesë._ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkon kontroll të origjinës së kapitalit që investohet në ekonominë shqiptare, duke paralajmëruar se pastrimi i parave dëmton konkurrencën, bizneset e […]

Në “Këndin e Fundjavës”, deputetja e PD lidh pastrimin e parave me vështirësitë e biznesit, zhvlerësimin e euros dhe pamundësinë e të rinjve për të blerë një banesë._
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkon kontroll të origjinës së kapitalit që investohet në ekonominë shqiptare, duke paralajmëruar se pastrimi i parave dëmton konkurrencën, bizneset e ligjshme dhe mundësinë e familjeve për të blerë një shtëpi.
Në videon e saj të “Këndit të Fundjavës”, Tabaku e vendos këtë shqetësim në qendër të debatit për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2027. Sipas saj, ndërsa sipërmarrjet përballen me taksa, kosto dhe pasiguri, kapitali me burim kriminal hyn në të njëjtin treg pa të njëjtat kufizime ekonomike.
“Biznesi që paguan taksat konkurron me kapitalin që kërkon të pastrohet”, shprehet ajo.
Tabaku argumenton se një sipërmarrës i ligjshëm duhet të paguajë kredinë, interesat dhe punonjësit, ndërsa kapitali që synon pastrimin e parave mund të pranojë edhe humbje për të siguruar një pasuri që duket e ligjshme. Sipas saj, kjo pabarazi prek çmimin e tokës, qiratë, apartamentet dhe kushtet në të cilat operojnë bizneset.
“Për familjen, apartamenti është shtëpia ku do të jetojë. Për kapitalin kriminal, ai mund të jetë mjeti, por është edhe rruga ku fshihet pasuria kriminale”, deklaron deputetja.
Një tjetër shqetësim që ajo ngre është zhvlerësimi i euros dhe ndikimi te familjet që marrin të ardhura nga emigracioni dhe te eksportuesit që paguajnë një pjesë të konsiderueshme të kostove në lekë. Tabaku kundërshton paraqitjen e forcimit të lekut si tregues të mjaftueshëm të suksesit ekonomik, duke kërkuar që vlerësimi të mbështetet te prodhimi, produktiviteti dhe mirëqenia.
Deputetja akuzon qeverinë për një “ortakëri të pandershme” me krimin dhe e konsideron kontrollin e burimit të investimeve përgjegjësi të institucioneve shtetërore.
“Një qeveri që i kërkon llogari biznesit për çdo faturë, duhet t’i kishte kërkuar llogari edhe kapitalit për origjinën e çdo investimi të dyshimtë”, thekson Tabaku.
Ajo kërkon analizë të dokumentuar të flukseve valutore dhe masa efektive kundër pastrimit të parave, duke e lidhur këtë luftë me mbrojtjen e punës, investimeve të ligjshme dhe mundësive të të rinjve për të ndërtuar jetën në Shqipëri.
Lexo edhe
POLITIKE
Nis Asambleja e PS, Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit: Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë

“PS, më e madhe se kryetari i saj”, Veliaj u dërgon anëtarëve të partisë fjalën që do të mbante në Asamble: Të mbahet mocion mosbesimi nd...

Nga “lufta” me Veliajn te protestat dhe zgjedhjet vendore/ Çfarë pritet nga Asambleja e PS, Rama fjalim para delegatëve

“NATO” nuk vjen në Tiranë, çfarë fshihet pas vendimit? Ilir Kulla: Rama të heqë arrogancën! Samitin nuk e bën kryeministri, por Aleanca. ...

"30 milionë euro abuzim nga Sako"/ Këlliçi: Pushteti i Ramës kudo njësoj, korrupsion dhe abuzim e vjedhje!





