Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, analiza të detyrueshme për bizneset “Konflikti me Ramën në 2019 për emrat në Gjykatën Kushtetuese”/ Tedi Blushi: Ilir Meta ka marrë mesazh kërc... Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ndaj Kosovës
AKTUALITET

Atentat mafioz shqiptarit në Itali, 43-vjeçari në gjendje të rëndë

Një atenat mafioz ka ndodhur në Itali, ku shënjestra e tij ka qenë një shqiptar

P
Piranjat16 November 2026, 14:19 · 4 min lexim
Atentat mafioz shqiptarit në Itali, 43-vjeçari në gjendje

Një atenat mafioz ka ndodhur në Itali, ku shënjestra e tij ka qenë një shqiptar. 43-vjeçari shqiptar është qëlluar me armë zjarri ndërsa ishte duke lëvizur me makinë, ku si pasojë e kësaj ka marrë një plumb dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat italiane shkruajnë se arsyet e ngjarjes ende nuk janë të qarta dhe mbeten për t’u zbardhur nga policia, e cila po përpiqet të identifikojë dhe të gjurmojë autorët.

I plagosuri është banues i rregullt në Certosa di Pavia të Italisë, me profesion murator, familjar dhe pa precedentë penalë apo probleme të mëparshme me policinë dhe drejtësinë.

Në momentin e ngjarjes ai ndodhej nën praninën e kolegut të tij, po me origjinë shqiptare. Në lidhje me këtë, mediat italiane shkruajnë se nuk përjashtohet mundësia që objektiv i atentatit të ketë qenë pikërisht ky i fundit.

Dy miqtë, pak para orës 19:30 të së shtunës, sapo kishin dalë nga një lokal, ku kishin pirë së bashku një aperitiv, dhe po ktheheshin drejt banesave të tyre, ku familjet i prisnin për darkë.

Miku i 43-vjeçarit e kishte parkuar makinën e tij në zonën e Conca del Naviglio dhe do ta shoqëronte me makinë deri në shtëpi. Pasi dolën nga lokali, ata u nisën së bashku në këmbë dhe kishin mbërritur tashmë në parking, kur aty kaloi makina nga e cila u qëllua.

Automjeti, markën dhe modelin e të cilit dëshmitari i vetëm okular nuk arriti t’i dallonte, po lëvizte përgjatë bulevardit të Monumentit, në drejtim të semaforit në kryqëzimin me ish-rrugën shtetërore 35, të njohur si “dei Giovi”.

Makina uli shpejtësinë, por nuk u ndal dhe as nuk hyri në parking. Dikush uli xhamin e përparmë në anën e djathtë, nga ana e pasagjerit, dhe qëlloi me armë zjarri. Plumbi, i kalibrit 7.65 mm, e goditi 43-vjeçarin në pjesën anësore të trupit, në zonën e ijeve.

Miku i tij telefonoi menjëherë shërbimet e urgjencës, si dhe familjarët e të plagosurit. Pa pritur mbërritjen e ambulancës në vendngjarje, familjarët e transportuan të plagosurin me automjetin e tyre drejt urgjencës së Poliklinikës San Matteo në Pavia. 43-vjeçari shqiptar mbërriti në spital në gjendje tepër të rëndë, pasi plumbi i kishte shpuar njërën mushkëri dhe 43-vjeçari u shtrua në repartin e terapisë intensive, në reanimacion, me prognozë të rezervuar dhe ende në rrezik për jetën.

Sektori i Krimeve të Rënda i Drejtorisë së Policisë së Pavia-s nisi menjëherë hetimet, duke marrë edhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sistemit të mbikëqyrjes, me qëllim identifikimin e automjetit nga i cili u qëllua. Në makinë dyshohet se ndodheshin dy persona: drejtuesi i automjetit dhe personi që qëlloi me armë. Një atentat që ngjan me një larje hesapesh, megjithëse as i plagosuri dhe as miku i tij nuk kanë, sipas informacioneve të deritanishme, lidhje me qarqet kriminale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.