Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ndaj Kosovës 10 ditë pas dhunës nga i biri, vdes në spital 72-vjeçari nga Rrushkulli Erion Braçe ndryshon sërish mendje/ Një ditë tërhiqet, tjetrën rikthehet në garën për Bashkinë e Tiranës: D... Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut ‘Balla të përgjigjet para ligjit për gjuhën denigruese ndaj Vokshit’/ Kalaja: Do ta çojmë deri në fund proc... Garda Civile godet bandën shqiptare të vilave luksoze, hetimet zbulojnë aktivitet në disa qytete të Spanjës... Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative “Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së, reagon deputetja Marjana Koçeku: I detyrohen popu... Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet
POLITIKE

Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ndaj Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar hetim për incidentin me këngën nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovës

P
Piranjat16 November 2026, 12:26 · 2 min lexim
Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar hetim për incidentin me këngën nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila u interpretua gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sipas deputetit demokrat, është e papranueshme që një këngë e vitit 1989, e cila shpreh pretendime territoriale ndaj Kosovës, të interpretohet në një aktivitet që synon pajtimin dhe afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian, madje ai vuri në dukje edhe faktin se Kosova nuk ishte e ftuar në këtë forum.

Këlliçi kërkoi nga Brukseli të analizojë se si ndodhi incidenti, të dënojë aktin dhe të identifikojë përgjegjësit.

“Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe duhet hetuar, nuk është gabim muzikantësh!!!

Skandali në Forumin për Zgjerimin të mbajtur në Bruksel nga Komisioni Europian, ku është transmetuar një këngë nacionaliste serbe që bën thirrje kundër Kosovës dhe shpreh pretendimet e tyre territoriale, është më shumë se sa një gabim i muzikantëve siç po përpiqet ta zvogëlojë komisionerja Kos.

Nëse një aktivitet bëhet në emër të pajtimit, atëherë provokimi i rëndë me atë këngë të vitit 1989 është i qëllimshëm, e pikërisht në një aktivitet ku Kosova nuk është as e ftuar.

Brukseli duhet të ndërmarrë hapa më të fortë për të analizuar se si kjo ndodhi dhe për ta dënuar aktin dhe kush fshihet pas tij.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar në Bruksel do të duhet të kishin reaguar dhe të kishin mbajtur qëndrim për këtë incident të rëndë.

Raportet speciale të Ramës me Vuçiç, sidomos tani që autokrati i Beogradit nuk është më në pushtet, nuk mund ta pengojnë delegacionin tonë në BE që ta dënojë aktin e të kërkojë sqarime”, shkruan deputeti i PD.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.