Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, analiza të detyrueshme për bizneset “Konflikti me Ramën në 2019 për emrat në Gjykatën Kushtetuese”/ Tedi Blushi: Ilir Meta ka marrë mesazh kërc... Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ndaj Kosovës 10 ditë pas dhunës nga i biri, vdes në spital 72-vjeçari nga Rrushkulli Erion Braçe ndryshon sërish mendje/ Një ditë tërhiqet, tjetrën rikthehet në garën për Bashkinë e Tiranës: D... Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin
AKTUALITET

Shoferët e linjave ndërkombëtare në protestë, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë

Protestë te Porti i Durrësit kanë zhvilluar këtë të hënë shoferet e linjave ndërkombëtarë që transportojnë mallra jashtë vendit pasi prej javësh nuk mund të vijojnë

P
Piranjat16 November 2026, 13:43 · 3 min lexim
Shoferët e linjave ndërkombëtare në protestë,

Protestë te Porti i Durrësit kanë zhvilluar këtë të hënë shoferet e linjave ndërkombëtarë që transportojnë mallra jashtë vendit pasi prej javësh nuk mund të vijojnë punën e tyre sepse kthehen prapa nga shteti italian. Ata i kërkojnë shtetit shqiptar të ndërhyje për këtë problem pasi nëse nuk ka zgjidhje do mbeten pa punë dhe protesta e tyre do të përshkallëzohet

Shoferet e linjave ndërkombëtaret te autobusëve, furgonave dhe kamionëve protestojnë të porti i Durrësit duke i kërkuar shtetit shqiptarë të ndërhyje pasi prej disa  javësh nuk kanë mundësi të dërgojnë mallin e tyre në shtetin italian, pasi kthehen prapa. Këtë të hënë nëpërmjet një peticioni drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, shoferët kërkojnë ndërhyrje urgjente të institucioneve shqiptare për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas tyre nëse kjo nuk merr zgjidhje protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Shoferët që operojnë kryesisht në linjën Shqipëri-Itali, por edhe në korridore të tjera drejt vendeve të Bashkimit Evropian, thonë se natyra e punës së tyre kërkon lëvizje të shpeshta ndërkufitare dhe qëndrime të gjata për shkak të transportit, pritjeve në dogana, ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave. Për këtë arsye, shumë prej tyre përballen me tejkalimin e afatit të lejuar të qëndrimit, edhe pse prania e tyre në territorin e BE-së lidhet vetëm me ushtrimin e aktivitetit profesional. Një tjetër shqetësim lidhet me faktin se edhe pajisja me vizë me shumë hyrje nuk e zgjidh automatikisht problemin, pasi kufizimi 90/180 ditë për qëndrimin vazhdon të jetë në fuqi. Shoferët kërkojnë që qeveria shqiptare ta ngrejë këtë çështje pranë Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare, si dhe të nisë bisedime dypalëshe me Italinë dhe vendet e tjera ku kryhet transporti, për të mundësuar një regjim të posaçëm për këtë kategori punonjësish. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.