Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bandat terrorizojnë Guatemalën, kompanitë e transportit pezullojnë autobusët drejt qytetit turistik Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari Osmani: Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat zbresin deri në -5°C, ja zonat ku priten reshje të bardh... Zgjedhjet në Zelandën e Re! Koalicioni qeverisës humbet shumicën për një mandat, rrezikohet rikthimi te vot... Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos konferencë të përbashkët për shtyp Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad... Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE Trump: Putin kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ja çfarë diskutova me kreun e NATO-s Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me "surprizat" e motit për sot Reagojnë studentët: Nuk kemi krijuar parti politike, të rinjtë që njoftuan nuk kanë lidhje me ne Pas pandemisë së Covid-19, qiratë e dyqaneve u rritën deri në 66%; Pritet shtrenjtim edhe në 2027
BOTA

Bandat terrorizojnë Guatemalën, kompanitë e transportit pezullojnë autobusët drejt qytetit turistik

Kompanitë e transportit në Guatemalë kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar shërbimet e autobusëve drejt qytetit historik të Antiguas, pas kërcënimeve dhe shantazheve nga bandat kriminale. Në një deklaratë të përbashkët, katër kompani e cilësuan situatën si “kritike” dhe “të padurueshme”, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të autoriteteve. Vendimi prek linjat që lidhin kryeqytetin e […]

P
Piranjat27 November 2026, 09:24 · 1 min lexim
Bandat terrorizojnë Guatemalën, kompanitë e transportit

Kompanitë e transportit në Guatemalë kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar shërbimet e autobusëve drejt qytetit historik të Antiguas, pas kërcënimeve dhe shantazheve nga bandat kriminale.

Në një deklaratë të përbashkët, katër kompani e cilësuan situatën si “kritike” dhe “të padurueshme”, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të autoriteteve. Vendimi prek linjat që lidhin kryeqytetin e vendit me Antiguën, një distancë prej rreth 40 kilometrash.

Ndërprerja e shërbimit pritet të krijojë vështirësi të mëdha për punëtorët dhe studentët që udhëtojnë çdo ditë mes dy qyteteve. Ndërkohë, turistët e huaj përdorin kryesisht taksitë për të vizituar këtë qytet, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pas kërcënimeve qëndrojnë dy prej bandave më të fuqishme në rajon, Barrio 18 dhe Mara Salvatrucha (MS-13), të cilat janë shpallur organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

 

Sipas raportimeve, këto grupe kriminale po zhvatin sistematikisht para nga kompanitë e transportit në zona të ndryshme të Guatemalës.

Situata e sigurisë mbetet shqetësuese, pasi vendi regjistroi vitin e kaluar 16.1 vrasje për çdo 100 mijë banorë, rreth dyfishin e mesatares globale.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.