Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos konferencë të përbashkët për shtyp Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad... Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE Trump: Putin kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ja çfarë diskutova me kreun e NATO-s Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me "surprizat" e motit për sot Reagojnë studentët: Nuk kemi krijuar parti politike, të rinjtë që njoftuan nuk kanë lidhje me ne Pas pandemisë së Covid-19, qiratë e dyqaneve u rritën deri në 66%; Pritet shtrenjtim edhe në 2027 Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të trurit E premte “e zezë” – Nga lekët tek tradhtia: Për këto tre shenja, gjithçka kthehet përmbys! Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por banorët vijojnë të shtyjnë furgonët në baltë! Farka e Madhe pa autobusë publikë, banorët kërkojnë zgjidhje: Bashkia Tiranë nuk u përgjigjet
POLITIKE

Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos konferencë të përbashkët për shtyp

Tirana bëhet sot mikpritëse e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, ku përfaqësuesit e vendeve të rajonit do të diskutojnë për ecurinë e reformave dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe do të zhvillohet nën moton “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës […]

P
Piranjat27 November 2026, 08:42 · 2 min lexim
Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos

Tirana bëhet sot mikpritëse e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, ku përfaqësuesit e vendeve të rajonit do të diskutojnë për ecurinë e reformave dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe do të zhvillohet nën moton “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”. Në tryezën e diskutimeve pritet të trajtohen zbatimi i Planit të Rritjes, përshpejtimi i reformave dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Programi parashikon nisjen e aktivitetit në orën 10:00, me mbërritjen e liderëve rajonalë. Samiti do të përfundojë në orën 12:30, me një konferencë të përbashkët për mediat të kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Takimi në Tiranë zhvillohet vetëm dy ditë pas samitit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Gjatë këtij takimi, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bëri të ditur se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mund të përfitojnë një fond të ri prej 338 milionë eurosh në javët e ardhshme, nëse përmbushin reformat e kërkuara.

“Këto reforma mund të zhbllokojnë 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në javët e ardhshme”, deklaroi von der Leyen. Samiti i sotëm pritet të shërbejë si një tjetër platformë për koordinimin e prioriteteve të rajonit dhe avancimin e procesit të integrimit europian.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.