Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bandat terrorizojnë Guatemalën, kompanitë e transportit pezullojnë autobusët drejt qytetit turistik Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari Osmani: Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat zbresin deri në -5°C, ja zonat ku priten reshje të bardh... Zgjedhjet në Zelandën e Re! Koalicioni qeverisës humbet shumicën për një mandat, rrezikohet rikthimi te vot... Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos konferencë të përbashkët për shtyp Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad... Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE Trump: Putin kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ja çfarë diskutova me kreun e NATO-s Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me "surprizat" e motit për sot Reagojnë studentët: Nuk kemi krijuar parti politike, të rinjtë që njoftuan nuk kanë lidhje me ne Pas pandemisë së Covid-19, qiratë e dyqaneve u rritën deri në 66%; Pritet shtrenjtim edhe në 2027
AKTUALITET

Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Shkolla të Pastra”, pasi dyshohet se shpërndante kokainë pranë shkollave dhe

P
Piranjat27 November 2026, 09:23 · 1 min lexim
Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe

Një 34-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Shkolla të Pastra”, pasi dyshohet se shpërndante kokainë pranë shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë. Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 900 gramë kokainë, një automjet dhe një celular.

Sipas Policisë, në automjetin tip “Toyota Yaris” që drejtonte 34-vjeçari, në bulevardin “Nënë Tereza”, u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 397 gramë të tjera të së njëjtës lëndë, duke e çuar sasinë totale të sekuestruar në mbi 900 gramë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike ishte siguruar me qëllim shitjen pranë shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se 34-vjeçari, me inicialet D.V., u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.