Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet...
POLITIKE

Berisha: Të gjithë ata që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe të kombit, ora të bashkohemi

Në vijim të fjalës së mbajtur në Kukës, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri thirrje për bashkimin e të gjitha forcave politike që kundërshtojnë Edi Ramën, pavarësisht...

P
Piranjat13 November 2026, 18:51 · 3 min lexim
Berisha: Të gjithë ata që e konsiderojnë Ramën të

Në vijim të fjalës së mbajtur në Kukës, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri thirrje për bashkimin e të gjitha forcave politike që kundërshtojnë Edi Ramën, pavarësisht dallimeve programore apo politike.

Berisha deklaroi se për këdo që e konsideron Ramën të keqen më të madhe të kombit, ka ardhur ora e së vërtetës dhe momenti për t'u bashkuar në një front kundër qeverisë.

Ai paralajmëroi se diktaturat nuk largohen me votë dhe kërkoi krijimin e bashkimit më të madh politik kundër asaj që e cilësoi si të keqen që po shfaros në heshtje Shqipërinë.

Berisha: Tani është radha jonë!

Tani është radha jonë dhe këtë radhë ne kemi detyrat tona të vështira, jo të lehta, por të përmbushura plotësisht. Së pari ne duhet të bashkohemi. Duhet të bashkohemi me përpjekjen tonë më serioze. Ju rikujtoj se një radhë here e kam përsëritur gjatë asaj periudhe që u thoja atyre që lëshonin slogane kundra nesh se 'armiku i armikut tim është aleati im kundër të keqes më të madhe'. Dhe ata në fakt nuk ishin armiku i armikut tonë, ata ishin çirakë të armikut tonë që paguheshin prej tij dhe ikën siç ishin. Por, duhet të bashkohemi.

Duhet të bashkohemi përsëri, me të gjitha forcat politike, pavarësisht nga programe shumë të ndryshme që kemi, pavarësisht nga kimia, të themi apo empatia që mund të kemi ndaj njëri-tjetrit e të tjerë me radhë. Për të gjithë ata që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij kombi, ora e së vërtetës thërret të bashkohemi.

Të bashkohemi sepse të bashkuar mund ta hedhim ku e meriton, me koston më të ulët.

Nuk është se ai ikën. Jo. Ai, ne duhet ta detyrojmë të ikë. Ta kemi të qartë këtë. Mos presë askush që ai ikën. Jo. Ai ka kryer krime të rënda. Ai e di se do t'i duheshin tri jetë për t'u kalbur në burg për krimet që ka kryer, për vjedhjet e paimagjinueshme që ka bërë. Por, ne duhet të qëndrojmë në këmbë dhe të vendosur. Diktaturat, historia tregon se me votë nuk ikin. Kjo është e vërteta.

Por bashkimi në një diktaturë shtrëngon lakun në fyt më shumë se çdo gjë tjetër.

Ndaj miq, të përpiqemi në bashkimin më të madh që kemi njohur ndonjëherë, kundër kësaj të keqeje që nuk e teproj po të them, që në mënyrë të heshtur po na shfaros.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.