Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Berisha tregon pse nuk ishte në pritjen e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë dhe pse humbi Trump

Sali Berisha, ka komentuar për herë të parë humbjen e pozicioneve të republikanëve në Kongres dhe Senat në SHBA, duke dhënë edhe analizën e tij për faktorët që, sipas tij, ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve

P
Piranjat 5 November 2026, 21:52 · 3 min lexim
Berisha tregon pse nuk ishte në pritjen e ambasadorit të ri amerikan

Sali Berisha, ka komentuar për herë të parë humbjen e pozicioneve të republikanëve në Kongres dhe Senat në SHBA, duke dhënë edhe analizën e tij për faktorët që, sipas tij, ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Berisha deklaroi se vota e amerikanëve është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve, të cilën e lidhi me dy faktorë: tarifat tregtare dhe luftën me Iranin, veçanërisht përdorimin e Ngushticës së Hormuzit si armë strategjike.

“Populli amerikan, fatlum që zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme, votoi për kandidatët që ai konsideron dhe politikat që i konsideron më të mira”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, analiza e rezultatit duhet të nisë nga ndikimi ekonomik që këta dy faktorë kanë pasur te qytetarët amerikanë.

“Shkaku themelor i këtij ndryshimi të madh ka qenë rritja e çmimeve nga dy faktorë kryesorë.Faktori tarifë dhe faktori Hormuz. Lufta me Iranin dhe përdorimi nga Irani si armë strategjike i Ngushticës së Hormuzit. Pra, të dy këta faktorë janë shoqëruar me rritje çmimesh reale në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi kreu i PD-së.

I pyetur nëse ndryshimi i balancave politike në Kongres dhe Senat mund të ndikojë në marrëdhëniet e tij me administratën amerikane, Berisha u përgjigj se nuk pret asnjë ndryshim.

Ai përmendi në këtë kontekst edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për demokratët amerikanë dhe Donald Trump.

“Asgjë nuk ndryshon në raportin tim me këtë administratë. Duhet t’i druhet pak Edi Rama, që vetëm tre javë më parë deklaroi demokratët dhe Bidenin tradhtarë të Hashim Thaçit, dhe vetëm dy javë më parë u çoi atyre mesazhin se ‘nuk e mundni dot Donald Trumpin me vota dhe kërkoni ta mundni me Zvërnecin’. Kështu që Sali Berisha është konstant”, tha ai.

Berisha foli gjithashtu për marrëdhëniet me Ambasadën amerikane në Tiranë dhe mungesën e tij në pritjen e ambasadorit të ri amerikan. Ai pretendoi se nuk ka qenë i pranishëm në shumicën e ceremonive të mirëseardhjes për ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri.

“Në pritjen e ardhjes së tij, të mirëseardhjes së tij, kam qenë vetëm njëherë tek një ambasador. Vetëm në një rast! Në shtatë raste apo tetë raste s’kam qenë”, deklaroi Berisha.

Ndërsa për kontaktet me Ambasadën, ai tha se Partia Demokratike është e hapur për komunikim dhe se përfaqësuesit e saj paraqesin vazhdimisht qëndrimet mbi zhvillimet në vend.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.