Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare
BOTA

VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 

P
Piranjat 5 November 2026, 16:43 · 5 min lexim
VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime

Persona të maskuar kanë kryer akte vandalizmi gjatë protestës në qendër të Parisit, njofton policia e kryeqytetit francez. Autoritetet ndërhynë menjëherë “për të ndaluar aktet e dhunës dhe për të izoluar personat që shkaktuan trazirat”, bëri të ditur Drejtoria e Policisë.

Dëshmitarët okularë raportojnë për disa persona me plagosje të lehta, të cilëve iu dha ndihma e parë në vendngjarje.

Ndërkohë, gazeta Le Parisien shkruan se një agjenci imobiliare pësoi dëme gjatë incidenteve në bulevardin Voltaire.

Për shkak të tensioneve, kandidati për president, Raphaël Glucksmann, u largua nga protesta në Paris.

Mediat franceze raportojnë se ai ishte bllokuar nga aktivistët në sheshin e Republikës.

Sipas bashkëpunëtorëve të afërt të kandidatit, të cilët folën për BFMTV, «nuk garantoheshin kushtet e sigurisë, në bashkëpunim me forcat e rendit» dhe «ai nuk mund të vazhdonte më marshimin». Për këtë arsye, Glucksmann dhe ekipi i tij vendosën të largoheshin nga protesta.

Përplasje në Lion dhe Nantë

Më herët gjatë ditës së sotme, të enjten, në qytetin e Lionit u regjistruan përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe ndërmori ndërhyrje ndaj një grupi demonstruesish, shumë prej të cilëve mbanin kapuçë për të fshehur identitetin, sipas pamjeve të transmetuara nga rrjeti BFMTV.

Disa prej protestuesve hodhën sende në drejtim të policëve, ndërsa një automjet u përfshi nga flakët.

Mijëra qytetarë protestuan në qendër të Lionit, pavarësisht grevës në transportin publik.

Incidente u shënuan edhe në Nantë, ku pamjet e transmetuara nga BFMTV treguan policinë duke përdorur gaz lotsjellës, në momentin kur një traktor po kalonte nëpër qytet, i rrethuar nga protestuesit.

I njëjti rrjet mediatik raportoi gjithashtu se mëngjesin e së enjtes një zjarr shpërtheu në një gjimnaz pranë Toulouse-s.

Pjesëmarrje e lartë në protesta

Deri në orën 13:00, sipas orës lokale, rreth 270 mijë persona kishin marrë pjesë në afro 200 tubime në të gjithë vendin, në kuadër të ditës së protestave mbarëkombëtare të organizuar nga sindikatat, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme franceze.

Në këtë shifër nuk përfshihet kryeqyteti, Parisi, ku marshimi qendror nisi pak më vonë. Megjithatë, pjesëmarrja konsiderohet më e lartë krahasuar me protestat e zhvilluara jashtë Parisit gjatë fundjavës së kaluar.

«Marshimet në përgjithësi po zhvillohen pa probleme dhe disa prej tyre janë ende në vazhdim. Megjithatë, janë raportuar tensione në Lion, ku qindra persona formuan grupe të ashtuquajtura black bloc», njoftoi Ministria e Brendshme, duke iu referuar protestuesve të maskuar.

«Në Nantë u regjistruan incidentet e para gjatë shpërndarjes së protestës», theksoi ministria, ndërsa në Paris «një numër i madh marshimesh të paautorizuara po monitorohen në mënyrë sistematike dhe po shpërndahen nga policia në rrugët publike».

Pranë qytetit të Toulouse-s, një zjarr shpërtheu në oborrin e një shkolle, pasi u hodhën mjete zjarrvënëse, shtoi ministria.

Kulla Eifel, e cila tërheq rreth 7 milionë vizitorë çdo vit, është e mbyllur gjatë ditës së sotme për shkak të grevës mbarëkombëtare të shpallur nga sindikatat franceze.

Monumenti historik, me një lartësi prej 330 metrash, i ka mbyllur dyert edhe më parë për shkak të protestave dhe grevave të punonjësve. Një rast i tillë u regjistrua edhe në fillim të këtij viti, si pasojë e një greve të stafit. Kulla qëndroi e mbyllur gjithashtu edhe në vitin 2025, gjatë një vale të fortë të të nxehtit.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Francë ka lëshuar një paralajmërim për ndërprerje dhe probleme të mundshme serioze në transportin hekurudhor, metro, fluturime dhe qarkullimin rrugor, për shkak të protestave të sotme.

Paralajmërimi përfshin gjithashtu mundësinë e pezullimit të aktivitetit në spitale dhe degë bankash.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin zonat ku janë planifikuar protesta ose grumbullime të mëdha njerëzish. /PiranjatNews/

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.