Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka mirëpritur sot në Davos zotimin e presidentit amerikan Donald Trump se nuk do të përdorë forcë ushtarake për të marrë Groenlandën, duke e cilësuar këtë si “lajm të mirë”, pas vendimit të Trumpit për të hequr dorë nga tarifat e planifikuara për shkurt ndaj disa vendeve evropiane për këtë çështje.
Megjithatë, Merz paralajmëroi se Evropa duhet të ushtrojë fuqinë e saj, pasi bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ai vuri në dukje se politika e jashtme e Uashingtonit po “ndryshon radikalisht”, duke tronditur themelet e rendit ndërkombëtar.
“Ky botë e re e fuqive të mëdha po ndërtohet mbi fuqi, forcë dhe, kur vjen puna, mbi dhunë. Nuk është një vend i qetë”, tha Merz gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ai u bëri thirrje vendeve evropiane që të rrisin shpenzimet për mbrojtje dhe konkurrencën ekonomike për të përballuar këto ndryshime “tektonike” në rendin global. Në të njëjtën kohë, Merz këshilloi gjermanët dhe evropianët të mos heqin dorë nga aleanca transatlantike dhe NATO-ja.
“Pavarësisht gjithë frustrimit dhe zemërimit të muajve të fundit, mos u nxitoni ta cilësoni si të humbur partneritetin transatlantik. Ne evropianët, ne gjermanët, e dimë sa e çmuar është besimi mbi të cilin bazohet NATO-ja”, u shpreh Merz.
Ai foli gjithashtu për rreziqet e rivalitetit të ri midis fuqive të mëdha: “Bota ku numërohet vetëm fuqia është e rrezikshme, së pari për shtetet e vogla, pastaj për fuqitë e mesme dhe në fund edhe për të mëdhatë. Nuk e them këtë lehtë. Në shekullin e 20-të, vendi im Gjermania shkoi në këtë rrugë deri në fundin e hidhur dhe e tërhoqi botën në një humnerë të zezë”.
Për të përballuar këto sfida, Merz propozoi një plan me tre shtylla për Evropën: investime masive në mbrojtje, rritje të konkurrencës ekonomike dhe unitet. Ai theksoi gjithashtu nevojën për marrëveshje të reja tregtare globale për të forcuar ekonominë evropiane, duke u kundërvënë politikave tarifore të Trumpit.
“Ambiciet tregtare të Evropës janë të qarta: duam të jemi aleanca që ofron tregje të hapura dhe mundësi tregtie,” tha Merz, duke shtuar se Evropa duhet të qëndrojë kundër praktikave të padrejta të sponsorizuara nga shteti, proteksionizmit të lëndëve të para, ndalimeve teknologjike dhe tarifave arbitrare.
Presidenti amerikan Donald Trump ka falënderuar Jared Kushner dhe të dërguarin e tij Steve Witkoff, për punën e tyre në negocimin ...
Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky ka njoftuar nga Davosi se së shpejti do të mbahet një takim tripalësh, mes Ukrainës, Rusis&eu...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy po takohen tani në Davos, sipas zyrës së këtij të fu...
Fjalimi i Kancelarit gjerman, Friedrich Merz në Davos të enjten u prit me shumë interes, pas zhvillimeve të fundit gjeopoli...
Këtë të enjte, Presidenti i 47-të i SHBA, Donald Trump po mban fjalimin në Forumin Ekonomik në Davos, në mbledhjen themeluese...
Mbretëria e Bashkuar nuk do të nënshkruajë traktatin e quajtur “Bordi i Paqes” të Presidentit amerikan Donald Trump, p&eu...
Trump iu është përgjigjur kritikëve të Bordit të Paqes, teksa tha se ai ka potencialin të jetë “një nga org...
Presidenti Donald Trump po mban fjalën e tij në Samitimn në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ai është shprehur se sot bo...
Presidenti Trump mbajti fjalën e tij në prezantimin e nismës me liderë globalë për “Bordin e Paqes”. Trump u shpreh...
Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të enjte ndodhet në Davos ku po mban fjalën e tij nga Forumi Ekonomik Botëror. Trump gjat...