Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve, BB propozon ndryshime Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë Ukraina godet rafineritë ruse, Putin: Masat hakmarrëse janë të pashmangshme Kukësi zgjohet nën mjegull, qarkullimi i vështirësuar në Rrugën e Kombit Njihuni me "surprizat" e motit për sot, kthjellime në mëngjes, vranësira dhe reshje shiu Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit? Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë, pritet rënie e çmimeve Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore...
BOTA

Autobusi me turistë përplaset me kamionin, 11 të vdekur dhe 27 të plagosur

P
Piranjat11 October 2026, 13:59 · 2 min lexim
Autobusi me turistë përplaset me kamionin, 11 të vdekur dhe 27

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi turistik me një kamion në Turqi.

Sipas mediave turke, aksidenti ndodhi paraditen e së dielës në autostradën Stamboll–Izmir, në afërsi të Manisës. Nga 27 personat e plagosur, njëri ndodhet në gjendje kritike.

Menjëherë pas njoftimit për aksidentin, autoritetet dërguan në vendngjarje ekipe të urgjencës mjekësore, zjarrfikës dhe forca policore, të cilat nisën operacionin e shpëtimit dhe transportimin e të plagosurve drejt spitaleve.

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet e qarkut Akhisar, në provincën e Manisës, dhanë detaje mbi rrethanat e para të ngjarjes.

“Sot, në orën 11:11, morëm një njoftim për përplasjen e një autobusi turistik me një kamion pranë hyrjes së autostradës në Akhisar, në drejtimin Bursa–Izmir. Ekipet mjekësore dhe ato të shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe nisën menjëherë operacionin për t’u ardhur në ndihmë personave të përfshirë në aksident”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet konfirmuan se 11 persona humbën jetën, ndërsa 27 të plagosurit u transportuan në spitale për të marrë ndihmë mjekësore.

Në përfundim të deklaratës, autoritetet shprehën ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe uruan shërim të shpejtë për të plagosurit.

Policia turke po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Deri në publikimin e informacionit nga media burimore, autoritetet nuk kishin dhënë përfundime mbi përgjegjësinë për përplasjen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.