
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar më shumë transparencë nga autoritetet ruse pas vdekjes së një punonjëseje në një institut kërkimor të murtajës në Siberi, duke theksuar se ende nuk ka një diagnozë të konfirmuar për shkakun e vdekjes.
Autoritetet ruse kanë deklaruar se e reja humbi jetën nga pneumonia, të cilën, sipas tyre, e zhvilloi pas një infeksioni të marrë jashtë laboratorit ku punonte. Megjithatë, OBSH thekson se mungesa e një diagnoze përfundimtare lë ende pasiguri mbi rastin.
Sipas informacionit të përcjellë nga Moska, në rajonin e Irkutskut nuk janë regjistruar raste të reja të murtajës. Gjithashtu, testet laboratorike te personat që kishin pasur kontakt me të ndjerën nuk kanë zbuluar patogjenë me rrezik të lartë.
Autoritetet ruse kanë mohuar gjithashtu raportimet për një incident të sigurisë biologjike në laborator, duke bërë të ditur se personat e kontaktit janë mbajtur nën vëzhgim mjekësor dhe nuk kanë shfaqur simptoma. Sipas OBSH-së, deri tani nuk ka prova që sugjerojnë transmetim të vazhdueshëm të lidhur me këtë ngjarje. Megjithatë, organizata ka nënvizuar se shkaku i saktë i vdekjes mbetet i pakonfirmuar.
Autoritetet ruse kanë deklaruar se punonjësja ishte e vaksinuar dhe kishte imunitet ndaj infeksioneve të rrezikshme që lidhen me aktivitetin e saj profesional. OBSH-ja bëri të ditur se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të vlerësojë rreziqet e mundshme për shëndetin publik, ndërsa pret informacione të mëtejshme nga autoritetet ruse.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
10 Tetor23:41
Kaja Kallas kundër lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë: Nuk është momenti të ulim presionin ndaj Moskës
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka kundërshtuar lehtësimin e sanksioneve nda...
BOTA
10 Tetor23:18
BE-ja në alarm: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor
Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikologjike, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e depresionit, ka bë...
BOTA
10 Tetor21:46
Deklarata e fortë e Trump: Ukraina duhet të ketë një president të ri, Zelensky nuk pranoi marrëveshjet për paqe!
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Volodymyr Zelenskyt, duke deklaruar se Ukraina duhet të ketë një presiden...
BOTA
10 Tetor21:30
VIDEO/ Kur Zoti ta ka përcaktuar fatin edhe në mes të shpërthimit të fuqishëm. Kamerat e sigurisë filmuan momentin
Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një burrë i shpëton mrekullisht vdekjes, pasi largohet me vrap vetëm pak çaste p&eu...
BOTA
10 Tetor20:37
VIDEO/ Erdogan drejton vetë trenin e ri, Marta Kos e pyet nëse di të drejtojë edhe helikopterin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka inauguruar të premten një segment të ri të hekurudhës me shpejtësi të lar...
BOTA
10 Tetor19:58
VIDEO/ Goditet karteli i kokainës, sekuestrohen 43 ton drogë
Europoli, në bashkëpunim me agjencitë policore të Spanjës dhe Ekuadorit, ka zhvilluar një operacion të madh ndërkomb&eum...
BOTA
10 Tetor19:11
VIDEO nga momenti/ Panik në kopshtin zoologjik, tigri sulmon burrin para vizitorëve
Skena tronditëse janë regjistruar pasditen e së shtunës në një park të jetës së egër në Britaninë e ...
BOTA
10 Tetor18:13
Mas*kra/ Burri vr*t 8 persona brenda një shtëpie
Tronditje në Pensilvani të SHBA-së, ku një person hapi zjarr dhe vrau tetë persona, mes tyre dy fëmijë, përpara se t&r...
BOTA
10 Tetor18:08
Dy injeksione vdekjeprurëse/ Christa Pike del nga spitali. Çfarë thotë ajo pasi ‘sfidoi’ vdekjen
Christa Pike, 50-vjeçarja që i mbijetoi një tentative ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës në shtetin e Tenesit, është liru...
BOTA
10 Tetor17:49
Bashkimi Evropian dhe Londra i kthejnë shpinën marrëveshjes së naftës Trump-Putin
Evropa kundër afrimit Trump-Putin për naftën ruse, Brukseli, Berlini dhe Londra këmbëngulin te sanksionet ndaj Moskës
Një me...