Zyrtarë të lartë të administratës Trump dëshmuan publikisht të mërkurën për herë të parë që nga nisja e luftës me Iranin tre javë më parë.
Zyrtarë, përfshirë Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, Drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe dhe Drejtorin e FBI-së, Kash Patel, dëshmuan para Komitetit të Inteligjencës të Senatit, ku u pyetën mbi pretendimet shpesh konfuze dhe kontradiktore të administratës në lidhje me luftën në Iran dhe inteligjencën themelore.
Dëshmia erdhi një ditë pasi drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Joe Kent, u bë zyrtari më i lartë i administratës Trump që dha dorëheqjen për shkak të luftës . Kent e bëri këtë ndërsa sugjeroi se administrata kishte gënjyer rreth Iranit që përbënte një kërcënim të menjëhershëm. Të mërkurën, ata në mënyrë të përsëritur ose kundërshtuan pretendimet e Trump dhe të administratës, ose nuk arritën t'i mbështesnin ato, shkruan CNN.
Lidhur me programin bërthamor të Iranit, Trump ka deklaruar se Irani ishte “përpjekur të rindërtonte programin e tij bërthamor” pas goditjeve të tij të qershorit ndaj atij programi, dhe tha në fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit muajin e kaluar se ata “po e fillonin gjithçka nga e para”.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, shkoi më tej, duke thënë se Irani ishte "ndoshta një javë larg nga të pasurit material industrial për prodhimin e bombave". Dhe Shtëpia e Bardhë ka përmendur një "kërcënim të menjëhershëm bërthamor" që paraqet Irani.
Por Gabbard në deklaratën e saj të përgatitur hapëse tregoi një histori shumë të ndryshme.
“Si rezultat i Operacionit “Heakri i Mesnatës” (në qershor), programi i pasurimit bërthamor i Iranit u zhduk”, tha ajo. “Që atëherë nuk ka pasur përpjekje për të rindërtuar aftësinë e tyre të pasurimit.” Gabbard, siç duket, nuk e lexoi këtë pjesë të deklaratës së saj hyrëse. Kur u pyet për arsyen, ajo tha se ishte për shkak se "koha e saj po mbaronte". Kur senatori demokrat Jon Ossoff i Xhorxhias u pyet nëse ky mbetej vlerësimi i komunitetit të inteligjencës, ajo tha: “Po”.
Gjithashtu në fjalimin e tij për “Gjendjen e Kombit”, Trump pretendoi se Irani po ndërtonte raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) që "së shpejti do të arrinin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Por kjo nuk është ajo që ka thënë inteligjenca amerikane . Dhe Gabbard në deklaratën e saj të përgatitur përsëriti një vlerësim të mëparshëm se Irani “mund të përdorë” teknologjinë ekzistuese “për të filluar zhvillimin e një rakete balistike ndërkontinentale ushtarakisht të qëndrueshme para vitit 2035, nëse Teherani përpiqet ta ndjekë këtë aftësi”. Gabbard tha se ky vlerësim do të përditësohet në dritën e luftës aktuale.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
18 Mars23:40
Irani paralajmëron për "veprim të fuqishëm", kërkon evakuime në vendet e naftës në Gjirin Persik
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit lëshoi të mërkurën një paralajmërim të ri, duke thënë ...
BOTA
18 Mars23:27
Vrau të bijën 5-javëshe, babai sherr me policin për prangat
Ky është momenti kur një baba i pamëshirshëm ankohej se prangat i kishte shumë të shtrënguara ndërsa po arrestohej ...
BOTA
18 Mars23:01
VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh të gazit natyror në botë, duke shkaktuar...
BOTA
18 Mars23:01
Fati tragjik i influenceres në Austri/ Ish-partneri nuk pranonte ndarjen. Mbyti 32-vjeçaren, futi trupin në valixhe
Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë.
Provat, raportet mjeko-lig...
BOTA
18 Mars23:00
Katari dëbon zyrtarët e Ambasadës së Iranit
Katari i ka urdhëruar zyrtarët e Ambasadës iraniane që të largohet nga vendi.
Ministria e Jashtme e Katarit ka shkruar të më...
BOTA
18 Mars22:23
“Mirë se vini!”/ Si po i rekruton Mossad informatorët iranianë kundër regjimit
Mes luftës me Iranin, Mossadi po shton përpjekjet në mediat sociale për të rekrutuar njerëz kundër regjimit. Nj&eum...
BOTA
18 Mars22:10
Nipi i legjendës së tenisit dënohet me 20 vite burg për abuzim seksual me dy vajza të mitura në SHBA
Një trajner tenisi nga Florida, nip i tenistit legjendar Bobby Riggs, është dënuar me 20 vjet burg për abuzim seksual me dy nga nx...
BOTA
18 Mars22:00
“Mbretëresha e bukurisë” u zhvati 8 mln dollarë biznesmenëve me një truk të rremë
Një grua nga Sacramento, e cila e quante veten "mbretëreshë bukurie", është deklaruar fajtore për mashtrimin e investitorëve,...
BOTA
18 Mars21:58
"E deklasifikova Putinin"/ Besniku i presidentit rus i kthehet kundër: Duhet të gjykohet si kriminel lufte
Pas vitesh besnikërie ndaj regjimit të Vladimir Putin, Ilya Remeslo po kalon në anën tjetër. Tani ai akuzon presidentin rus për nj...
BOTA
18 Mars21:41
Bashkëpunoi me policinë sekrete jugosllave/ PPE do marrë në pyetje komisioneren Marta Kos
Grupi më i madh politik në Evropë kërkoi të mërkurën një seancë të posaçme në Parlamentin Evropian...