“Do t’ua dërgoj familjarëve”/ I mori 15 mijë euro dhe e kërcënoi me fotot nudo, shqiptari përfundon në polici

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është kallëzuar në polici në Rodos nga një 44-vjeçare me origjinë polake, e cila pretendon se ai e ka mashtruar për një shumë prej më shumë se 15 mijë eurosh dhe më pas e ka kërcënuar me publikimin e materialeve personale. Sipas mediave greke, çështja është marrë në hetim nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Rodos, pas kallëzimit të bërë nga gruaja.
Sipas dëshmisë së 44-vjeçares, 28-vjeçari dyshohet se e ka bindur atë, duke i paraqitur informacione dhe fakte të rreme, që t’i transferonte shuma të ndryshme parash në disa këste gjatë periudhës nga tetori 2024 deri në nëntor 2025. Në total, gruaja pretendon se i ka dhënë 28-vjeçarit 15,417 euro. Kur kuptoi se informacionet që i ishin paraqitur nuk përputheshin me realitetin, ajo i kërkoi atij që t’i kthente paratë.
Sipas kallëzimit, në këtë pikë situata mori një tjetër drejtim. 28-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar gruan dhe i ka thënë se do t’ua dërgonte të afërmve të saj foto nudo të saj, të cilat pretendohet se i kishte në posedim. E frikësuar nga kërcënimet, 44-vjeçarja iu drejtua autoriteteve policore dhe bëri kallëzim për mashtrimin financiar dhe kërcënimet që pretendon se kishte marrë. Pas denoncimit, policia e Rodosit ka proceduar penalisht 28-vjeçarin për mashtrim, kërcënime dhe pornografi për hakmarrje, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
Lexo edhe
BOTA
Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Irani i propozon SHBA-së planin 7-ditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Shengen për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe…/ Zbulohet plani i diskutuar: Berlini planifikon uljen e emigrantëve të punës nga rajoni...

Analiza e DW: Ekonomia gjermane po rimëkëmbet, por për sa kohë?

Vuçiç: Do të japë dorëheqjen të dielën në mbrëmje, por do të flas me Putinin para përfundimit të mandatit

"Swan Song: Diana, motra ime"! Pse një libër për Princeshën Diana po shkakton kaq bujë?

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet ndërtesa dhe përfshihet nga zjarri, 3 të plagosur

Titanët e teknologjisë amerikane marrin pjesë në darkën Trump-Xi. Kush nuk ishte i ftuar?





