Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
BOTA

Vuçiç: Do të japë dorëheqjen të dielën në mbrëmje, por do të flas me Putinin para përfundimit të mandatit

P
Piranjat25 September 2026, 08:48 · 2 min lexim
Vuçiç: Do të japë dorëheqjen të dielën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar nga Nju Jork se do të japë dorëheqjen të dielën në mbrëmje dhe se do të shpjegojë publikisht arsyet e vendimit.

“Do të jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje. Mendoj se do të jetë rreth orës tetë. Do t’ju njoftoj, do t’ju telefonoj të gjithëve, do të dëgjoni shpjegimin tim dhe gjithçka tjetër”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Gjatë prononcimit për mediat, Vuçiç foli edhe për situatën rreth Industrisë Serbe të Naftës (NIS), duke thënë se pret të ketë më shumë informacion në dy ose tre ditët e ardhshme. I pyetur nëse situata lidhur me zgjidhjen e çështjes së NIS-it është bërë më e qartë, Vuçiç tha se aktualisht nuk kishte një përgjigje konkrete, por shpresonte që pas bisedës me Vladimir Putin të dinte diçka më shumë.

“Para se të mbaroj mandatin tim, do të zhvilloj një bisedë me Presidentin Putin. Ne biseduam këtu, sigurisht, për marrëveshjet e energjisë dhe Industrinë e Naftës së Serbisë. Nuk di çfarë t’ju them. Ndoshta atëherë do të di diçka”, deklaroi ai.

Vuçiç shtoi se shpreson që brenda dy ose tre ditësh të ketë një përgjigje më të qartë për të ardhmen e NIS-it. Sipas deklaratës së tij, njoftimi për dorëheqjen pritet të bëhet të dielën rreth orës 20:00.

“Do të doja të isha në gjendje t’i bëja njerëzit dhe veten time të lumtur, për të qenë i sinqertë, pas këtyre muajve dhe viteve të vështira. Shpresoj që brenda dy ose tre ditësh të kem një përgjigje më të mirë dhe më të saktë për ju”, tha Vuçiç.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.