AMP arreston oficerin e Policisë në Durrës, procedohen dy të tjerë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar më 15 shtator 2026 një operacion që çoi në arrestimin në flagranc&eum...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar më 15 shtator 2026 një operacion që çoi në arrestimin në flagranc&eum...
Në një raport të detyrueshëm të parë të këtij lloji për Kongresin, inspektori tha se midis 28 shkurtit dhe 30 qer...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin ...
Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rigjykimin e çështjes që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Konflikti për pagat e magjistratëve u shndërrua në një përplasje të re publike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtësi...
GJKKO shpall vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi. Kujtoj...
Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qend&...
Saranda, e njohur dikur si një nga qytetet më të bukura bregdetare të Shqipërisë, duket se ka rënë pre e një tran...
Rodrigo Hernández, i njohur si Rodri, ka zbuluar arsyet që e shtynë të zgjedhë Barcelonën, pavarësisht interesimit të...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka minimizuar rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale, pas disa ditësh paralajmërimesh të forta ng...
Italia synon t’i vendosë azilkërkuesit e refuzuar në qendra dëbimi në shtete të treta. Gjykatat italiane vendosën kundër, por tani një ekspert i rëndësishëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë i jep të drejtë Melonit.
Qëllimi fillestar i qeverisë së Giorgia Melonit për të zhvilluar procedura të shpejta azili në Shqipëri konsiderohet si i dështuar. Gjykatat italiane e konsiderojnë këtë gjë si të palejueshme. Reagimi i Melonit ishte që dy qendrat e azilit që Italia ka ndërtuar në Shqipëri të përdoren në vend të kësaj për të mbajtur në paraburgim deri në dëbim azilkërkuesit e refuzuar.
Edhe kjo formë ndalimi jashtë territorit të Italisë konsiderohet e paligjshme nga gjykatat italiane. Për këtë arsye, ato i kanë kaluar disa raste tek Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Tani Avokati i Përgjithshëm pranë kësaj gjykate ka dhënë vlerësimin e tij. Ai është një lloj eksperti i pavarur, i cili pas shqyrtimit të çështjes jep një opinion mbi të.
Modeli i “kampeve si në Shqipëri” i lejueshëm, por me kushte
Sa i përket ndalimit të personave në pritje të dëbimit, Avokati i Përgjithshëm nga Qiproja, Nikolas Emilu, vlerëson se qendrat e dëbimit jashtë një shteti të BE-së mund të jenë të lejueshme. Megjithatë kusht është që migrantëve t’u garantohen të gjitha të drejtat që kërkon e drejta e Bashkimit Evropian. Kjo përfshin veçanërisht: mbështetje ligjore nga avokatë dhe përkthyes, kontakt me familjen dhe me autoritetet përgjegjëse.
Fëmijët dhe personat e sëmurë duhet gjithashtu të kenë akses në arsim dhe shërbime shëndetësore.
Gjatë shqyrtimit të kërkesës azilkërkuesit duhet të qëndrojnë në një shtet të BE-së
Avokati i Përgjithshëm u shpreh edhe për një çështje të dytë: a mund të mbahen në paraburgim jashtë një shteti të BE-së, për shembull në kampet në Shqipëri, azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë ende në shqyrtim?
Vlerësimi i tij është se, në parim, azilkërkuesit duhet të qëndrojnë në një shtet të BE-së gjatë kohës që shqyrtohen kërkesat e tyre. Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë automatike të kthehen në territorin e BE-së nëse ndodhen tashmë në një nga kampet në Shqipëri dhe janë në ndalim.
Gjithsesi, edhe në këto qendra duhet të garantohet mbrojtja ligjore e tyre. Paraburgimi për dëbim duhet të shqyrtohet shpejt nga gjykatat, në mënyrë që të shmanget çdo ndalim i paligjshëm.
Vlerësimi i Avokatit të Përgjithshëm ka peshë
Në shumë raste Gjykata Evropiane e Drejtësisë ndjek rekomandimet e Avokatit të Përgjithshëm. Megjithatë, ajo nuk është e detyruar t’i ndjekë ato dhe mund të vendosë edhe ndryshe. Kjo ka ndodhur edhe më parë në disa çështje azili.
Prandaj ka mundvsi që instanca më e lartë gjyqësore e Bashkimit Evropian të mbajë një qëndrim më kritik ndaj qendrave të azilit jashtë BE-së. Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda disa muajve./DW
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk ka publikuar asnjë mesazh audio apo video që nga marrja e pushtetit, pasi dyshohet se &e...
Ministrja e Ekonomisë Katherina Reiche pati shumë lajme të këqija kur doli para gazetarëve në Berlin. Vlerësohet, tha aj...
Një email i brendshëm i Pentagonit përshkruan opsionet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndëshkojnë aleatë...
Donald Trump tha të enjten se “dyshon” nëse dhe në çfarë mase homologu i tij rus Vladimir Putin do të marrë p...
Izraeli është gati të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit dhe po pret një “dritë jeshile” nga Shtetet...
Ushtria amerikane po përgatit plane për të sulmuar objektivat iraniane në Ngushticën e Hormuzit. Ky pretendim është bë...
Çmimet e barnave të përdorura gjerësisht në Angli, përfshirë paracetamolin dhe ilaçet kundër alergjive, jan&eum...
Donald Trump njoftoi zgjatjen e armëpushimit në Liban për tre javë, pas një takimi të përfaqësuesve izraelitë dhe...
Papa Leo XIV u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që të vazhdojnë bisedimet për paqe me qëllim dhënie...
Një tërmet me magnitudë 5.7 Rihter shkaktoi trazira në Lasithi të premten në mëngjes . Sipas Institutit Gjeodinamik, të...