Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-së në Tiranë?... “Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun...
BOTA

Vrau 13 ushtarë të paarmatosur! Ekzekutimi i Nidal Hasan me pushkatim do të transmetohet drejtpërdrejt për publikun

P
Piranjat 9 October 2026, 08:10 · 2 min lexim
Vrau 13 ushtarë të paarmatosur! Ekzekutimi i Nidal Hasan me pushkatim

Ekzekutimi i Nidal Hasan, ish-majorit të ushtrisë amerikane që vrau 13 ushtarë të paarmatosur në bazën Fort Hood në Teksas, pritet të transmetohet drejtpërdrejt, sipas një zyrtari të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, cituar nga BBC.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se autoritetet do të sigurojnë që publiku të ketë mundësi ta ndjekë ekzekutimin, duke e cilësuar atë si një proces publik.

“Do të sigurohemi që njerëzit të kenë mundësi ta shohin, që të jetë publik”, është shprehur Hegseth.

Ai shtoi se njerëzit duhet të kuptojnë se veprime të tilla kanë pasoja të rënda.

Vendimi për transmetimin e ekzekutimit ka ngritur pikëpyetje ligjore. John Mills, një avokat që përfaqëson të dënuar me vdekje, e ka cilësuar këtë hap si të paprecedentë në epokën moderne dhe ka paralajmëruar se ai ndodhet në një terren ligjor të pasigurt.

Nëse realizohet në këto kushte, transmetimi do të përbënte një rast të jashtëzakonshëm, pasi ekzekutimet publike në Shtetet e Bashkuara janë zhdukur prej gati një shekulli.

Ekzekutimi është planifikuar të kryhet në Fort Hood në Teksas më 3 dhjetor, tha sekretari i Ushtrisë Amerikane të martën. Do të jetë ekzekutimi i parë ushtarak me pushkatim që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.