VIDEO nga momenti/ Incidenti tragjik në balonë, vdes 23-vjeçari

Ky është momenti tragjik kur një turist rrëshqet nga rripi i sigurimit, ndërsa ishte i lidhur me instruktorin e parashutën, dhe bie për vdekje. Pamjet tronditëse tregojnë dy personat duke fluturuar në lartësi mbi një zonë të njohur turistike. Por, teksa fluturonin në qiellin në veri të Medellín, në Kolumbi, 23-vjeçari Noam Mamam papritur bie përpara.
Për disa çaste dramatike, ai mbetet i varur në ajër vetëm nga një kabllo. Njëri krah është i vetmi që e mban të mos bjerë në humnerë, ndërsa instruktori përpiqet dëshpërimisht ta arrijë. Por ai nuk mund të qëndronte i varur përgjithmonë.
Pak çaste më vonë, 23-vjeçari shkëputet dhe bie nga lartësia, duke humbur jetën. Tragjedia ndodhi rreth mesditës, ndërsa turisti ra mbi një rrugë që lidh Medellín me San Pedro de los Milagros. Viktima u identifikua si Noam Mamam, shtetas me dy nënshtetësi, izraelite dhe gjermane.
Autoritetet lokale dhe inspektorët e turizmit nisën një hetim për aksidentin fatal. Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se problemi mund të ketë qenë i lidhur me rripin e sigurimit.
Hetuesit po shqyrtojnë nëse ka pasur ndonjë problem me pajisjen, përfshirë mundësinë që ajo të mos ishte lidhur ose kontrolluar siç duhet përpara ngritjes. Megjithatë, zyra e kryetarit të bashkisë deklaroi se, sipas vlerësimeve paraprake, rënia mund të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike. Instruktori Emiliano Muñetón Castro raportohet se u dërgua në spital pas aksidentit.
Ngjarja vjen disa muaj pasi një tjetër paraglajdist me përvojë humbi jetën në Turqi, pasi parashuta e tij u shemb në një lartësi prej vetëm rreth 30 metrash.
Bayram Kurt, 48 vjeç, humbi kontrollin gjatë erërave të forta dhe ra me shpejtësi në një zonë malore në veri të Turqisë.
Pamjet e incidentit treguan paraglajdistin të pezulluar në ajër pak çaste pas ngritjes, përpara se të binte me shpejtësi drejt tokës. Kurt, i cili kishte përvojë të gjatë në këtë sport, ndërroi jetë pak pas rënies. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Houthit godasin aeroportin e Riadit, dy raketa u rrëzuan nga forcat saudite

Trump nderon Musk me çmimin më të lartë për arritje teknologjike: Edisoni i kohës sonë

Trump: SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut





