BOTA

Financial Times publikon artikull: Cili ishte mesazhi i fortë që Macron ia dha Albin Kurtit?

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Maj 2023, 14:19
Financial Times publikon artikull: Cili ishte mesazhi i fortë që

Është publikuar një artikull në Financial Times në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Aty zbulohet edhe një detaj mjaft interesant ku përfshihet presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri ynë, Albin Kurti.

Në këtë artikull tregohet edhe se si zëdhënësi i punëve të jashtme në BE, Peter Stano, para disa ditëve kishte deklaruar se Kurti kishte “shkelur germën dhe shpirtin e marrëveshjeve të Brukselit”.

Në të citohet edhe përfaqësuesi i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, si një prej shtytësve të mëdhenj të Perëndimit për marrëveshjen duke insistuar që ajo është ligjërisht e obligueshme.

Por, pjesa më interesante e artikullit ka të bëjë me disa informacione që i ofron një “zyrtar evropian” që ka mbetur anonim.

“Prej gushtit të kaluar (2022) e deri në janar, “ne bëmë presion të barabartë te të dyja palët, masë pas pase, pikë pas pike,” tha zyrtari evropian. Secila palë mori pak dhe dha pak. Ne provonim të kënaqnim secilën palë.” – shkruhet aty.

Dhe, më pas ai flet për pikën më interesante ku u desh ndërhyrja e presidentit Macron me një mesazh “të fortë” ndaj Kurtit.

“Në një pikë (presidenti francez) Macroni i dha një mesazh të fortë Kurtit: duhet ta bësh këtë gjë prioritet nëse do që gjërat të shkojnë përpara,” shton zyrtari. Ai po ashtu i tha atij që Kosova nuk duhej të vazhdonte të kthehej mbrapa apo të ndryshonte pozicionet e saj.”

Franca ishte përfshirë më shumë se asnjëherë tjetër në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti e kishte përmendur në disa raste këshilltarin e presidentit Macron, z. Emmanuel Bonne, për rolin e tij në propozimin franko-gjerman prej të cilit derivoi më pas edhe Marrëveshja e Rrugës për Normalizimin e Marrëdhënieve që ishte arritur më 27 shkurt Bruksel.

Kryeministri në vazhdimësi ka ndryshuar pozicionet dhe qëndrimet e tij në lidhje me dialogun me Serbinë. Kujtojmë që së fundi më 3 shkurt 2023 ai ka përmendur 6 kushte pa të cilat nuk mund të kishte Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, por të cilat prej asaj kohe nuk i ka përmendur më. Ndërkohë, Kosova ka fituar liberalizimin e vizave prej 1 janarit 2024. Për vite me radhë, Franca kishte qenë mes dy vendeve skeptike për një gjë të tillë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?