BOTA

Forcat e Trumpit "sekuestruan" dy anije-cisternë me naftë, zemërim në Moskë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Janar 2026, 20:52
Forcat e Trumpit "sekuestruan" dy anije-cisternë me naftë,

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një cisternë të lidhur me Rusinë pranë brigjeve të Evropës dhe një anije të dytë në Karaibe, në një përshkallëzim të zbatimit të bllokadës së naftës ndaj Venezuelës.

Pamjet dramatike treguan forcat speciale amerikane duke hipur në M/V Bella 1 në Atlantikun Verior, pasi e ndoqën atë për javë të tëra në një operacion që ndezi tensionet me Moskën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Roja Bregdetare gjithashtu kapi një anije të dytë - Motor Tanker Sophia - pranë brigjeve të Karaibeve në operacionin e koordinuar të mërkurën në mëngjes.

Në përgjigje të përgjimeve, Andrei Klishas, një anëtar i dhomës së lartë të parlamentit të Rusisë, tha se veprimet e SHBA-së ishin "pirateri e plotë".

Para sekuestrimit, ministria e jashtme e Rusisë tha se po "monitoronte me shqetësim situatën e pazakontë" rreth anijes Marinera.

Ndërsa forcat amerikane lëvizën për të marrë kontrollin e anijes, ministria e transportit e Rusisë tha se anija po operonte "jashtë ujërave territoriale të çdo shteti" dhe se kontakti me të ishte humbur.


Menjëherë pas kësaj, zyrtarët rusë iu referuan Konventës së OKB-së të vitit 1982 mbi Ligjin e Detit, duke argumentuar se asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara ligjërisht nën juridiksionin e një vendi tjetër.

Në anën tjetër, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth u tha gazetarëve se ushtria është e përgatitur të vazhdojë të veprojë për kapjen e cisternave të naftës venezueliane.

"Ushtria jonë është e përgatitur ta vazhdojë këtë. Presidenti kur flet, e mendon me bindje. Ai nuk po luan. Ne jemi një administratë veprimi për të çuar përpara interesat tona, dhe kjo është plotësisht e dukshme", theksoi ai.


Ndërsa Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se drejtuesit e sektorit privat janë "të etur" të investojnë në naftën venezueliane.

"Ka shumë angazhim të sektorit privat që po ndodh tani", ka thënë Leavitt.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?