BOTA

FOTO/ Ura më e lartë në botë do të hapet këtë verë në Kinë, u deshën tre vite për ta ndërtuar

n.f Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 16:59

FOTO/ Ura më e lartë në botë do të hapet këtë

KINË- Kina do të hapë një urë në Huajiang në qershor, një strukturë rekord, e cila supozohet se do të reduktojë kohën e udhëtimit nga dy orë në vetëm një minutë. E ngritur mbi 200 metra më e lartë se Kulla Eifel dhe peshon tri herë më shumë, ura përfaqëson një arritje të rëndësishme inxhinierike.

Vlerësohet se ky projekt që përfshin “çarjen e Tokës” do të shfaqë aftësitë inxhinierike të Kinës dhe do të nxisë qëllimin e Guizhou për t’u bërë një destinacion turistik i klasit botëror. Përveç sigurimit të lidhjeve jetike të transportit në një zonë më rurale të Kinës, ura e re do të jetë gjithashtu një atraksion i madh turistik.

Një nga faktet më interesante për urën që vlerësohet se është “më e larta në botë”, është se ndërtimi filloi në vitin 2022, që do të thotë se u deshën vetëm tre vjet që ajo të ndërtohej. Siç shkruan CNN, Kina ka një shtytje mbarëkombëtare për të përmirësuar infrastrukturën, veçanërisht në zonat malore relativisht të pazhvilluara si Guizhou, e cila është 800 milje në perëndim të qytetit të Shenzhen.

Kështu, ura nuk ka të bëjë vetëm me thyerjen e një rekordi – pasi të jetë në funksion, do të jetë më e lehtë se kurrë për makinat dhe kamionët që të përshkojnë zonën.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.