BOTA

Goditi 76 herë me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë. Hyri në banesë me kopjet e çelësave

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Tetor 2026, 20:39
Goditi 76 herë me thikë ish-të dashurën 23 vite më

“E di që falja nuk mund të kërkohet me detyrim. E kuptoj peshën e veprimeve të mia dhe kujtimi i Pamelës do të mbetet i pashlyeshëm në zemrat tona”. Këto janë disa nga deklaratat e bëra në sallën e gjyqit në Milano nga Gianluca Soncin, 52-vjeçari që ndodhet në burg për vrasjen e ish-partneres së tij, Pamela Genini.

I pandehuri, duke i kërkuar falje familjes së gruas së re, të cilën e goditi me thikë 76 herë, shtoi: “Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të përballem deri në fund me pasojat e dhimbjes që kam shkaktuar, duke marrë përgjegjësinë e plotë”.

Një lloj rrëfimi

Soncin, i ulur në bankën e të pandehurve pranë avokatëve të tij, kërkoi të bënte deklarata spontane. Me zë të ulët dhe monoton, duke lexuar disa rreshta të shkruar me dorë në një fletë, ai foli për herë të parë dhe bëri një lloj “rrëfimi”:

“Në këtë moment dhimbjeje të madhe dhe trishtimi të thellë, i kërkoj falje familjes së Pamelës. Që nga ajo ditë, jeta jonë ka ndryshuar thellësisht. E di që falja nuk mund të kërkohet me detyrim. E kuptoj peshën e veprimeve të mia dhe kuj­timi i Pamelës do të mbetet i pashlyeshëm në zemrat tona. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të përballem deri në fund me pasojat e dhimbjes që kam shkaktuar, duke marrë përgjegjësinë e plotë”.

Dinamika e sulmit fatal

Mbrëmjen e 14 tetorit 2025, pasi kishte siguruar një kopje të çelësave të banesës së të resë, burri hyri në apartamentin e saj në rrugën “Iglesias”, në Milano. Në momentin kur Pamela ishte duke folur në telefon me ish-partnerin, ai dyshohet se e goditi 76 herë me thikë, fillimisht në ballkonin e banesës dhe më pas brenda saj. Për të rëndon akuza për vrasje me rrethana rënduese të shumëfishta.

Nëna e Pamelës: “Faljet e tij u refuzuan, fjalë prej plastike”

Faljet e kërkuara në sallën e gjyqit nga Gianluca Soncin, i pandehur në Milano për vrasjen e Pamela Geninit, janë “refuzuar dhe i janë kthyer dërguesit. Janë fjalë prej plastike, pa asnjë domethënie, që nuk ndryshojnë asgjë”.

Kështu u shpreh avokati Nicodemo Gentile, në emër të Una Smirnova, nënës së vajzës së re, e cila u vra rreth një vit më parë me 76 goditje me thikë, pasi kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 52-vjeçarin. Avokati komentoi deklaratat e bëra nga Soncin në sallën e gjyqit.

“Janë shumë të vonuara”, deklaroi ai gjatë një pushimi të seancës. “Ai duhej t’i pranonte ato falje që Pamela i kërkonte, në momentin kur ai e tërhiqte zvarrë për flokësh në ballkon dhe ajo i lutej të mos e vriste. Aty duhej të ndalonte”. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime