Kokainë në hotel, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona, mes tyre tre shtetas shqiptarë dhe tre italianë, të dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas mediave të huaja, operacioni u zhvillua nga efektivët e Landeskriminalamt Wien dhe njësia speciale WEGA, pas një hetimi të nisur në fillim të qershorit 2026 ndaj një grupi të dyshuar për aktivitet në fushën e trafikut të drogës.
Gjatë operacionit, hetuesit gjetën një kartë aksesi për një dhomë hoteli. Pas kontrollit të dhomës, policia sekuestroi rreth 1 kilogram kokainë, një shumë parash cash dhe disa telefona celularë.
Sipas mediave austriake, grupi u identifikua në zonën përreth qytetit të Schwechat, pranë Vjenës. Gjashtë personat u kapën dhe u arrestuan nga autoritetet.
Hetimet vijojnë për të zbardhur aktivitetin e grupit, rolin e secilit prej të arrestuarve dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Lexo edhe
BOTA
Vrasësi serial i udhëtarëve me çantë shpine në pyll mund të ketë zhdukur edhe 31 persona të tjerë

Dëbuan gruan 87-vjeçare, Sanchez njofton zgjedhjet e parakohshme

Paralajmëron Inteligjenca gjermane: Gjermania rrezikon konflikt të armatosur me Rusinë

Si arritën ushtarët të mashtronin 10 mijë persona duke u zhvatur 8 milionë dollarë. Roli i “Brajdenit”

Tragjedia familjare me pesë të vrarë. Dyshimet e hetuesve rreth influenceres 34-vjeçare

Arabia Saudite pezullon sërish funksionimin e tubacionit së naftës Lindje-Perëndim pas një sulmi të ri

Nga reduktimi i plastikës te ripërdorimi i bërsive të ullirit, nismat e BE-së që mbrojnë natyrën

Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë




