
Grupi palestinez i armatosur, Hamas ka paralajmëruar Izraelin se mund të kryejë një sulm të ngjashëm me atë të 7 tetorit 2023, kur ndodhi masakra në Izrael, raportoi sot media izraelite “ynet”.
COGAT, autoriteti izraelit që merret me çështjet palestineze, konfirmoi për “ynet” se kërcënimi i ishte përcjellë një prej zyrtarëve të tij gjatë një takimi me Ramiz Alakbarov, të dërguarin e OKB-së për Lindjen e Mesme.
Alakbarov zhvilloi bisedime me anëtarë të lartë të Hamasit javën e kaluar.
Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur nga burime të tjera.
Sipas raportimit, kërcënimi lidhej edhe me veprimet e ushtrisë izraelite, e cila vazhdon të mbajë nën kontroll më shumë se gjysmën e Rripit të Gazës, edhe pse ka kaluar një vit nga shpallja e armëpushimit.
Një tjetër arsye e përmendur ishte anulimi i zgjedhjeve palestineze, të cilat fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin në nëntor.
Sipas “ynet”, Hamasi nuk është më i gatshëm ta pranoje këtë situatë.
Media raportoi se udhëheqja politike dhe shërbimet e sigurisë të Izraelit u njoftuan menjëherë për kërcënimin.
Më 7 tetor 2023, luftëtarët e Hamasit vranë rreth 1 200 persona në Izrael dhe morën peng më shumë se 250 të tjerë, të cilët i dërguan në Rripin e Gazës.
Ky sulm i paprecedentë shkaktoi luftën në Gaza. Që atëherë, sipas autoritetit shëndetësor të Gazës, i cili drejtohet nga Hamasi, janë vrarë më shumë se 74 000 palestinezë.
Situata humanitare në Gaza mbetet jashtëzakonisht e rëndë. Zona të mëdha janë shkatërruar, ndërsa shumë njerëz vazhdojnë të jetojnë në tenda dhe varen nga ndihmat humanitare për të siguruar nevojat bazë.
Sipas “ynet”, Hamasi paralajmëroi se një sulm i ngjashëm mund të ndodhë kudo, në territorin e Izraelit, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli ose edhe jashtë vendit.
Megjithatë, ka dyshime nëse Hamasi i ka ende kapacitetet për të organizuar një sulm të tillë, pas tre vitesh luftë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
22 Tetor14:18
Pas tre muajsh përplasje, Italia dhe Spanja bien dakord për kontrollet kufitare
Italia dhe Spanja kanë rënë dakord të heqin kontrollet kufitare ndaj qytetarëve të njëra-tjetrës, duke i dhën&eum...
BOTA
22 Tetor12:00
Pas tragjedisë me deputeten që humbi të dyja këmbët, një tjetër kërcënim vjen për stafin e një deputeteje australiane
Një burrë akuzohet se ka kërcënuar stafin e një deputeteje australiane duke mbajtur në dorë një armë të tipi...
BOTA
22 Tetor11:38
“Batmani” misterioz i Londrës, paguan karburantin dhe gjobat e qytetarëve
Një burrë i veshur si Batman po tërheq vëmendjen në Londër, duke ndihmuar qytetarët të përballojnë shpenzime...
BOTA
22 Tetor11:07
Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ende nuk e ka miratuar transferimin e raketave interceptuese Patriot në Ukrainë, megjit...
BOTA
22 Tetor11:00
BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
BOTA
22 Tetor09:42
Ukraina lëshon mbi 600 dronë drejt Moskës
Mbi 600 dronë u lëshuan gjatë natës drejt Moskës dhe rajonit përreth, ndërsa shumica e tyre u neutralizuan nga sistemet rus...
BOTA
22 Tetor09:07
Freedom House: Pushteti në Serbi shtypi protestat e organizuara përmes mjeteve digjitale
SERBI- Përpjekjet e qeverive autoritare për t’ua kufizuar qytetarëve qasjen në internet, keqpërdorimi i ligjeve për p...
BOTA
22 Tetor09:01
Analiza e CNN: Trump kërkon marrëveshje për paqe, Putin synon fitoren e Rusisë
Përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë po përballen me qëndrim...
BOTA
22 Tetor08:56
Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
BOTA
21 Tetor23:29
Macron për protestat masive në Francë: Nuk u shkaktuan nga ndërhyrje të jashtme!
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se personat që planifikojnë të “shkaktojnë kaos” gjatë protestave kund&eu...