Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
BOTA

Pas kryeministrit Péter Magyar, Parlamenti hungarez i heq imunitetin edhe dy ish-ministrave të Orbánit

P
Piranjat28 September 2026, 20:00 · 2 min lexim
Pas kryeministrit Péter Magyar, Parlamenti hungarez i heq imunitetin edhe

Me 139 vota pro, Parlamenti i Hungarisë i hoqi imunitetin kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të FIDESZ, partisë së Viktor Orban, Balázs Hankó dhe Miklós Seszták.

Votimi i së hënës erdhi pas hetimeve të veçanta penale ndaj tyre, pasi Prokuroria e Përgjithshme kërkoi javën e kaluar heqjen e imunitetit të tre deputetëve, në mënyrë që të mund të vijonte hetimet.

Hetimi ndaj kryeministrit ka të bëjë me një incident të ndodhur në qershor të vitit 2024, kur Magyar dyshohet se i mori telefonin një personi ndërsa ai po e filmonte në një klub nate në Budapest dhe më pas e hodhi qëllimisht në lumin Danub.

Zyra e prokurorit tha se veprimet e tij përmbushnin kriteret ligjore për vjedhje. Lideri pro-evropian i Hungarisë e kishte kërkuar vetë heqjen e imunitetit të tij duke thënë se merr pergjegjesi per te gjitha veprimet e tij, por i cilesoi akuzat si te motivuara politikisht.

Ndërkohë dy ish ministrat e qeverisë “Orban” akuzohen për nga prokuroria për korrupsion. Hetimi ndaj deputetit të Fidesz-it, Balázs Hankó, ish-Ministër Kulture në qeverinë e Orbánit, i cili dyshohet për keqpërdorim të rreth 53.6 milionë dollarëve nga Fondi Kombëtar Kulturor i Hungarisë.

Prokurorët po hetojnë ish-ministrin e Zhvillimit në kohën e Orbánit, Miklós Seszták, se ka marrë mbi 37 milionë dollarë ryshfet lidhura me blerjen e automjeteve në kompaninë shtetërore të autobusëve të Hungarisë si dhe me projekte shtetërore në fushën e ndërtimit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.