Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të përjetshëm: Nuk ka prova që unë isha personi që qëlloi

Në masa të forta sigurie ka nisur në Gjykatën e Apelit shqyrtimi i çështjes ndaj Ruben Saraivës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Mbrojtja ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lezhës, duke pretenduar se procesi gjyqësor është zhvilluar me shkelje procedurale dhe se provat e […]

P
Piranjat10 November 2026, 15:40 · 5 min lexim
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben

Në masa të forta sigurie ka nisur në Gjykatën e Apelit shqyrtimi i çështjes ndaj Ruben Saraivës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Mbrojtja ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lezhës, duke pretenduar se procesi gjyqësor është zhvilluar me shkelje procedurale dhe se provat e administruara nuk provojnë se Saraiva ishte personi që kreu ekzekutimin.

Gjatë seancës, avokati mbrojtës parashtroi pretendimet e tij në lidhje me mënyrën e zhvillimit të hetimeve dhe gjykimit në shkallën e parë. Sipas tij, Saraivës, i cili është shtetas i huaj dhe ka si gjuhë amtare portugalishten, nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet e çështjes të përkthyera në gjuhën që kupton.

Mbrojtja pretendon se marrja e tij si person nën hetim, komunikimi i akuzës dhe kërkesa për gjykim janë kryer vetëm në anglisht, ndërsa i pandehuri nuk e zotëron këtë gjuhë në nivelin e nevojshëm për të kuptuar plotësisht procedurat.

“Është dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi nuk ka qenë i rregullt në aspektin procedural, pasi ai nuk ka marrë asnjë akt shkresor në gjuhën amtare të tij. Provat e administruara nuk krijojnë një bindje se Ruben Saraiva është personi i maskuar që qëlloi. Ne e kuptojmë dhimbjen e familjarëve, por garancitë kushtetuese në gjykim duhet të garantohen”, deklaroi avokati.

 

Më tej, mbrojtja vuri në pikëpyetje identifikimin e autorit dhe provat që, sipas saj, e lidhin Saraivën me vrasjen. Avokati iu referua dëshmive të administruara gjatë hetimeve, duke theksuar se përshkrimi i personit që kishte blerë motorin nuk përputhej me profilin e klientit të tij. Ai përmendi gjithashtu se asnjë nga dëshmitarët nuk e kishte identifikuar drejtpërdrejt Saraivën.

Një tjetër pretendim i mbrojtjes lidhej me gjurmët e ADN-së. Avokati tha se analiza ishte kryer me kërkesë të autoriteteve marokene dhe jashtë kontrollit të mbrojtjes, duke kundërshtuar mënyrën e administrimit të kësaj prove dhe mungesën e një analize krahasuese me një kampion të marrë në Shqipëri.

Sipas tij, ADN-ja e Saraivës nuk është gjetur në ndonjë objekt apo provë të lidhur drejtpërdrejt me vrasjen. Ai shtoi se fakti që klienti i tij kishte miqësi me Edmond Haxhinë dhe kishte vizituar banesën e tij nuk mund të konsiderohej si provë e fajësisë.

“Ruben Saraiva është mik i Edmond Haxhisë, por miqësia nuk është provë për fajësinë”, u shpreh avokati.

Mbrojtja ngriti gjithashtu pretendimin se gjykata e shkallës së parë nuk kishte dëgjuar dëshmitaren kryesore, ndërsa vuri në dukje edhe mospërputhje mes përshkrimit fizik të autorit nga dëshmitarët dhe gjatësisë së Saraivës.

Pas parashtrimeve të avokatit, fjalën e mori edhe vetë Ruben Saraiva, i cili kërkoi që procesi në Apel të zhvillohet me transparencë dhe pa paragjykim.

Ai u shpreh se kishte pritur të merrte të gjitha aktet e dosjes të përkthyera, dhe jo vetëm vendimin gjyqësor, duke theksuar se kishte kërkuar informacion edhe nga burime të tjera për të kuptuar detyrimet e autoriteteve shqiptare ndaj një shtetasi të huaj.

“Jam dënuar me burgim të përjetshëm. Mendoja se do të merrja të gjitha aktet e përkthyera dhe jo vetëm vendimin”, deklaroi Saraiva.

Ai kërkoi gjithashtu transparencë për mënyrën se si janë zhvilluar seancat e mëparshme, duke pretenduar se gjatë gjykimit në shkallën e parë kishte pasur probleme me përkthimin. Sipas tij, përkthyesi nuk arrinte gjithmonë të përkthente të gjithë komunikimin dhe pyetjet e bëra gjatë seancave, ndërsa ai kërkonte që diskutimet të ngadalësoheshin për të kuptuar plotësisht çfarë po thuhej.

Saraiva kërkoi edhe vënien në dispozicion të transkripteve të seancave të mëparshme.

“Tani që jemi në Apel, shpresoj të jeni neutralë dhe të drejtë. Është shumë e qartë se, përveç medias dhe gjatë procedimit penal, unë jam përcaktuar si person i fajshëm”, u shpreh ai.

Ruben Saraiva u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lezhës për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin. Në procesin në Apel, mbrojtja kërkon rrëzimin e vendimit të shkallës së parë, ndërsa pretendimet e saj pritet të shqyrtohen nga gjykata.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.