Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaron se Buxheti 2027 për arsimin është prova më e qartë se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës dhe se të rinjtë, edukimi dhe e ardhmja e tyre nuk kanë qenë kurrë prioritet i saj!REAGIMI I XHIXHOSBuxheti 2027 për arsimin është prova më e qartë se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës dhe se të rinjtë, edukimi dhe e ardhmja e tyre nuk kanë qenë kurrë prioritet i saj!Tri kushte për Reformën Zgjedhore, Vasili: Ndryshimi i sistemit është domosdoshmëri10 Nëntor, 12:58Ndërsa studentët janë në protestë prej javësh dhe e cilësojnë sistemin arsimor si të dështuar, qeveria vjen në Kuvend me një projektbuxhet që nuk adreson asnjë nga problemet reale të arsimit, por thellon më tej dështimin

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaron se Buxheti 2027 për arsimin është prova më e qartë se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës dhe se të rinjtë, edukimi dhe e ardhmja e tyre nuk kanë qenë kurrë prioritet i saj!
REAGIMI I XHIXHOS
Buxheti 2027 për arsimin është prova më e qartë se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës dhe se të rinjtë, edukimi dhe e ardhmja e tyre nuk kanë qenë kurrë prioritet i saj!
Ndërsa studentët janë në protestë prej javësh dhe e cilësojnë sistemin arsimor si të dështuar, qeveria vjen në Kuvend me një projektbuxhet që nuk adreson asnjë nga problemet reale të arsimit, por thellon më tej dështimin.
Shqipëria vijon të financojë arsimin me vetëm 2.3% të PBB-së, pothuajse gjysmën e mesatares së BE-së. Premtimi i hershëm për buxhetin 5% mbeti sërish mashtrim!
Nuk është parashikuar asnjë rritje page për mësuesit dhe pedagogët në buxhetin 2027, ndërsa arsimi bazë dhe ai i mesëm mbeten në vend.
Ironia është se fondet për universitetet dhe shkencën rriten, megjithëse vetëm gjatë vitit 2025 mbetën të pashpenzuara 3.3 miliardë lekë në sektorin e arsimit.
Ndërkohë, ka 20% më pak nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe 24% më pak në arsimin e mesëm, krahasuar me vitin 2018–2019.
Rezultatet shumë të dobëta në PISA treguan qartë dështimin në arsim.
Analfabetizmi funksional në masën 60% dhe largimi i më shumë se gjysmës së të rinjve të vendit në pak vite tregojnë se arsimi është në emergjencë kombëtare.
Protesta e studentëve kërkon zgjidhje të qëndrueshme. Të rinjtë nuk kërkojnë propagandë, por arsim cilësor, universitete që u japin mundësi dhe të ndërtojnë jetën në vendin e tyre.
Një qeveri që nuk investon te arsimi, nuk investon te e ardhmja e vendit.
Ndaj, vendi ka nevojë urgjente për një ndryshim thelbësor dhe një qeveri të përgjegjshme, që e vendos arsimin në themel të zhvillimit të vendit.
Lexo edhe
POLITIKE
Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama

Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave të tyre

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

Spahia: Nuk ka shërbim prove për ata që vjedhin të ardhmen tonë, Benet Beci duhet të largohet

Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton





