Studentët djegin kazanë dhe sulmojnë me gurë, policia reagon me gaz dhe ujë për të shpërndarë turmën
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku opozita i ësht...
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama....
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...

Italia pritet të refuzojë hyrjen në Bordin e Paqes, nismën e promovuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën. Pengesa kryesore është neni 11 i Kushtetutës italiane, i cili lejon pjesëmarrjen e vendit në organizma ndërkombëtarë që merren me paqen vetëm “në kushte barazie me shtetet e tjera”. Një parim që, sipas Romës zyrtare, nuk respektohet nga struktura e re e ideuar nga Trump, ku SHBA-të do të kishin rolin dominues në një lloj “OKB-je private”, me një tarifë hyrjeje prej 1 miliard dollarësh.
Ky është dyshimi kryesor që po e shtyn kryeministren Giorgia Meloni të mos e firmosë anëtarësimin e Italisë në këtë këshill, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht në Davos. Edhe pse Meloni mund të jetë e pranishme në Davos për arsye marrëdhëniesh me Shtëpinë e Bardhë, ajo është gjithnjë e më e bindur se nuk mund të angazhojë Italinë në këtë nismë, përtej kostos financiare.
Një tjetër element problematik është procedura institucionale. Ratifikimi i traktateve ndërkombëtare kërkon miratimin e Parlamentit me ligj të zakonshëm, por koha nuk mjafton. Për më tepër, Presidenca e Republikës do ta bllokonte menjëherë një akt të tillë, pikërisht duke iu referuar nenit 11, ndërsa rreziku i rrëzimit në Gjykatën Kushtetuese do të ishte i lartë.
“Nuk është një rrugë e përshkueshme”, është bindja që po konsolidohet në Palazzo Chigi, edhe nën shtysën e Forza Italia-s.
Partia e Antonio Tajani-t shprehet hapur kundër hyrjes së Italisë në bordin e Trumpit, duke e konsideruar atë një goditje për të drejtën ndërkombëtare. Edhe Liga është rreshtuar me “qëndrimin e qeverisë”, ndonëse disa figura brenda saj shfaqin simpati për idenë e Trump-it. Rezerva ka shprehur edhe ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto, sidomos për faktin se në listën e ftesave për këtë organizëm përfshihet edhe Vladimir Putin dhe se nisma nuk do të kufizohej vetëm te stabiliteti në Gaza.
Një “Jo” nga Meloni ndaj Trump-it do të kishte peshën e një përçarjeje politike, veçanërisht pas kritikave që kryeministrja italiane i ka bërë presidentit amerikan për paralajmërimin e tarifave ndaj vendeve europiane që mbështesin Groenlandën. Nga deklaratat, çështja do të kalonte në veprime konkrete.
Gjatë gjithë ditës, Meloni ka zhvilluar kontakte intensive me liderë europianë për të ndërtuar qëndrimin italian. Sipas Financial Times, edhe kryeministri britanik Keir Starmer pritet të refuzojë ftesën e Trump-it për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, ndërsa edhe Gjermania e Friedrich Merz e konsideron “të pamundur” anëtarësimin, të paktën në formën aktuale. Në këtë situatë, mes vendeve europiane që mbeten të hapura ndaj nismës përmenden vetëm Hungaria dhe Shqipëria, shkruan Corriere della Sera.
Palazzo Chigi nuk ka dhënë sqarime deri vonë në mbrëmje, çka tregon një proces të ndërlikuar politik dhe diplomatik. Mbetet e hapur mundësia që Meloni të shkojë në Davos vetëm si “vëzhguese”, pa firmosur asnjë marrëveshje, ose të mos marrë pjesë fare.
Ndërkohë, axhenda e saj përfshin edhe një Këshill Europian të jashtëzakonshëm në Bruksel, të thirrur pas tensioneve të lidhura me Groenlandën dhe kërcënimeve amerikane për tarifa të reja. Meloni dhe Tajani mbeten të rezervuar ndaj idesë së një kundërpërgjigjeje të fortë tregtare të BE-së dhe theksojnë se për Groenlandën nevojitet një reagim i përbashkët i NATO-s ndaj ndërhyrjeve ruse dhe kineze.
Avioni presidencial amerikan Air Force One, që transportonte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, u ul në mënyrë të sigurt n&eum...
Një cisternë nafte që dyshohet se është e lidhur me Venezuelën u sekuestrua në Karaibe të martën pas një ope...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të martën se Irani do të “fshihej nga harta” në...
Gjykata në Japoni ka dënuar me burgim të përjetshëm Tetsuya Yamagami, njeriun që vrau ish-kryeministrin Shinzo Abe gjatë nj...
Në ditën e parë, ai i bëri të qartë botës mesazhin e tij. "Asgjë nuk do të na pengojë", deklaroi Presidenti Do...
Presidenti i SHBA‑s, Donald Trump, në platformën e tij Truth Social ka publikuar një fotografi të një mesazhi privat që, sipas tij...
Në Norvegji, mijëra qytetarë kanë marrë një letër nga ushtria që i paralajmëron se shtëpitë e tyre mund t...
Dy ditë pas tragjedisë së trenit në Andaluzi të Spanjës, një tjetër tren doli nga shinat pranë Gelidës në...
Një burrë vrau djalin e vogël të së dashurës së tij, ndërsa ishte “i pushtuar nga zemërimi”, pas nj&eum...
Presidenti i SHBA, Donald Trump mbajti një konferencë urgjente për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të martën...