
Zbulime të reja nga misioni i NASA-s në Mars po forcojnë hipotezat për ekzistencën e kushteve të favorshme për jetë në të kaluarën e planetit të kuq. Roveri Perseverance, mjeti robotik i NASA-s që nisi kërkimet për shenja jete më 18 shkurt 2021 në kuadër të misionit Mars 2020, ka sjellë një tjetër rezultat të rëndësishëm shkencor.
Gjatë eksplorimit në zonën e kraterit Jezero, studiuesit kanë identifikuar përbërje kimike që në Tokë lidhen drejtpërdrejt me aktivitet biologjik.
Një ekip i udhëhequr nga Henry Manelski i Universitetit Purdue ka zbuluar praninë e nikelit në kanalin Neretva Vallis, një luginë e lashtë lumore në buzë të kraterit. Studimi, i publikuar në fund të marsit në revistën “Nature Communications”, tregon se në shkëmbinj sedimentarë rreth 3 miliardë vjet të vjetër janë regjistruar përqendrime nikeli deri në rreth 1,1% të peshës, niveli më i lartë i matur ndonjëherë në Mars.
Ky element është gjetur së bashku me përbërje të karbonit organik dhe minerale të squfurit të hekurit, një kombinim që në Tokë krijohet vetëm nga organizmat e gjallë. Studiuesit theksojnë se këto të dhëna përbëjnë një tregues interesant për procese biologjike në të kaluarën e Marsit.
Paralelisht, kërkimet pranë kraterit Jezero kanë zbuluar edhe grimca mikroskopike korindoni, mineral bazë për formimin e rubinëve dhe safirëve. Analizat, të udhëhequra nga Ann Ollila e Laboratorit Kombëtar Los Alamos, evidentuan praninë e kromit në këto struktura, një element karakteristik për rubinët në Tokë.
Megjithatë, origjina e korindonit në Mars mbetet e paqartë. Ndryshe nga Toka, planeti i kuq nuk ka pllaka tektonike, ndaj shkencëtarët dyshojnë se formimi i këtyre kristaleve mund të jetë shkaktuar nga ndikimi i meteoriteve, që kanë krijuar kushtet e nevojshme për formimin e tyre.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Prill13:05
Arkeologët gjejnë plumbin 2,100-vjeçar me shkrim grek, ja mesazhi pikant që u zbulua
Arkeologët kanë zbuluar në Izrael një plumb predhe 2,100-vjeçar të gdhendur me një mesazh të drejtpërdrejtë...
BOTA
6 Prill13:01
Të pasurit po largohen nga New York-u? Ja cila është arsyeja
Njëqind e njëzet e pesëmijë. Një shifër monstrë që përmbledh një fenomen që, në Amerikë dhe j...
BOTA
6 Prill13:00
Lufta me Iranin/ CEO i Ryanair paralajmëron rritje çmimesh dhe anulime fluturimesh këtë verë
Nëse lufta SHBA-Izrael kundër Iranit vazhdon edhe gjatë verës, atëherë linjat ajrore do të fillojnë të mbeten pa ...
Piranjat News
BOTA
6 Prill12:18
Bombardimet e Izraelit, 1.2 milion njerëz largohen nga banesat në Liban
Sipas autoriteteve libaneze, sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 1,450 persona, përfshirë 126 fëmi...
BOTA
6 Prill11:43
Rrëzimi i avionit transportues Antonov-26 në Krime, humb jetën komandanti i lartë ushtarak rus
Një komandant i lartë ushtarak i Rusisë humbi jetën gjatë rrëzimit të një avioni transportues Antonov-26 më 31 ma...
BOTA
6 Prill11:16
“Nuk ka vdekur, s’ka dyshim për këtë”/ Babai i Elon Musk ngre dyshimet, pretendon se Epstein është ende gjallë
UASHINGTON – Errol Musk, babai i sipërmarrësit amerikan Elon Musk, në një intervistë për “Ria Novosti” ka folu...
BOTA
6 Prill10:22
Hungaria ngre alarmin pas gjetjes së eksplozivit, Orban: Komplot ndaj tubacionit të gazit para zgjedhjeve
Hungaria ka hyrë në alarm sigurie pasi u zbuluan eksplozivë pranë tubacionit të gazit TurkStream, një zhvillim që vjen vet&...
BOTA
6 Prill10:16
Vritet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare Iraniane
Shefi i organizatës së inteligjencës së Gardës Revolucionare, Majid Khademi, është vrarë në sulmet ajrore të...
BOTA
6 Prill10:03
E pazakontë/ Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit (VIDEO)
Një incident ka ndodhur në një avion që po përgatitej të nisej nga Carolina e Veriut. Një koshere bletësh ësht&eu...