
Në një kohë kur aeroportet europiane po përballen me radhë të gjata dhe vonesa për shkak të zbatimit të sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES), por edhe infrastrukturës së pamjaftueshme dhe kontrolleve të shtuara, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po ndjek një model krejt të kundërt.
Në Tiranë, procesi i identifikimit të udhëtarëve është automatizuar në nivele të larta.
Çdo qytetar që hyn në Shqipëri mjafton të vendosë pasaportën në sistemet automatike dhe verifikimi përfundon brenda pak sekondash, pa krijuar radhë apo vonesa.
E njëjta procedurë aplikohet edhe në dalje për qytetarët e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ndërsa numri i lartë i sporteleve dhe kontrollorëve bën që fluksi të menaxhohet pa bllokime.
Ky model është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Gazetari britanik Simon Calder, në një raportim për CNN, e cilësoi eksperiencën në Tiranë si një nga më efikaset në rajon.
“Unë sapo jam kthyer nga Tirana, që ka një aeroport të mrekullueshëm. M’u deshën vetëm 5 sekonda për procesin e identifikimit. Vendosa pasaportën dhe kalova menjëherë”, u shpreh ai, duke e krahasuar me situatën problematike që po përjetojnë aktualisht aeroportet europiane.
Investimet e Kastrati Group gjatë viteve të fundit në Tirana International Airport (TIA) kanë modernizuar infrastrukturën dhe kanë rritur kapacitetet për përpunimin e pasagjerëve.
Paralelisht, rritja e numrit të linjave ajrore, veçanërisht kompanive low-cost si Ryanair dhe Wizz Air, e ka kthyer Tiranën në një pikë kyçe për udhëtarët në rajon.
Me çmime konkurruese dhe destinacione të reja që shtohen vazhdimisht, aeroporti po tërheq jo vetëm pasagjerë shqiptarë, por edhe udhëtarë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Në kontrast me problemet që po shfaqen në shumë aeroporte të BE-së, rasti i Tiranës po shihet si një shembull se si investimi në teknologji dhe organizim mund të përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe efikas për udhëtarët.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
21 Prill12:16
Pse shënjestrimi i “ekonomisë në hije” e godet Iranin aty ku i dhemb më së shumti?
Meqë armëpushimi në luftën mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit pritet të skadojë më 22 prill, veprimet e SH...
Piranjat News
BOTA
21 Prill11:31
Amnesty International: Ngrihuni kundër udhëheqësve “grabitqarë” si Trump, Putin dhe Netanyahu
Të përballur me krerët e shteteve “grabitqarë” si Donald Trump, Vladimir Putin dhe Benjamin Netanyahu ...
BOTA
21 Prill11:38
Një aplikacion i detyrueshëm në telefon? India merr vendimin
Qeveria e Indisë ka vendosur të mos vazhdojë me një propozim që do t’u kërkonte Apple, Samsung dhe prodhuesve t&...
BOTA
21 Prill11:37
Ministrat e BE-së do të diskutojnë konfliktet në LM dhe Ukrainë
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen e vazhdues...
BOTA
21 Prill11:30
Roblox, loja e preferuar e të rinjve merr një vendim drastik
Roblox Corporation njoftoi të hënën se do të prezantojë llogari të reja të bazuara në moshë për pë...
BOTA
21 Prill11:24
Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor regjistroi ‘një zemër’ gjigante rozë në Argjentinë, NASA nxjerr imazhin e veçantë
NASA ka publikuar një imazh të veçantë me rastin e Shën Valentinit, duke treguar nga hapësira një formacion natyror n&eum...
BOTA
21 Prill10:10
Bllokimi i anijes Touska, SHBA: Transportonte mallra që mund të përdoren në industrinë ushtarake
Anija kontejnerë me flamur iranian “Touska” është sekuestruar nga forcat amerikane pranë brigjeve të Iranit, mes dyshimev...
BOTA
21 Prill09:51
Paralajmërimi i frikshëm i fizikanit nobelist: Rreziku bërthamor mund të kërcënojë ekzistencën e njerëzimit brenda dekadave
Një paralajmërim i fortë për të ardhmen e njerëzimit ka ardhur nga fizikani fitues i Çmimit Nobel, David Gross, i cili th...
BOTA
21 Prill09:43
Incident i rëndë në Sevilje! Toradori i njohur spanjoll sulmohet brutalisht nga demi (Video)
Një incident i rëndë është regjistruar në Sevilje, ku toreadori i njohur spanjoll Morante de la Puebla mbeti i plagosur gjatë...
BOTA
21 Prill09:34
Izraeli kërcënon udhëheqësin e Hezbollahut: Ai do të paguajë me kokën e tij
Me një ton veçanërisht të ashpër, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, lëshoi kërcënime të drejtpër...