
Ministri i Mbrojtjes i Malit, Sadio Camara, ka humbur jetën pas një sulmi vetëvrasës me kamion të mbushur me eksplozivë që goditi rezidencën e tij pranë kryeqytetit Bamako. Ngjarja është pjesë e një vale sulmesh të koordinuara në të gjithë vendin, të atribuara grupeve xhihadiste dhe separatistëve. Televizioni shtetëror konfirmoi vdekjen e Camara-s disa orë pas sulmit, duke bërë të ditur se ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra gjatë përleshjes me sulmuesit. Sipas autoriteteve, ministri kishte arritur të neutralizonte disa prej agresorëve përpara se të plagosej rëndë.
Sulmi ndodhi kur një automjet i drejtuar nga një kamikaz shpërtheu në rezidencën e tij, duke shkaktuar shembjen e saj dhe dëmtime të mëdha në zonën përreth. Një xhami pranë vendit të ngjarjes u shkatërrua, ndërsa raportohet për viktima edhe mes besimtarëve. Mediat ndërkombëtare, duke cituar burime familjare, raportojnë se të paktën tre anëtarë të familjes së ministrit u vranë.
Pas sulmit, lideri i juntës ushtarake, gjenerali Assimi Goïta, u zhvendos në një vend të sigurt, pasi edhe rezidenca e tij ishte në shënjestër.Ndërkohë, përleshje të ashpra janë raportuar në disa zona të vendit, përfshirë Kati, Gao, Kidal, si dhe qytetet qendrore Sevare dhe Mopti. Në veri, grupi separatist Fronti Çlirimtar i Azawadit pretendon se ka marrë kontrollin e Kidalit dhe se forcat ruse të angazhuara nga ushtria maliane janë tërhequr nga zona, megjithëse këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Sipas raportimeve, sulmet në veri janë udhëhequr kryesisht nga separatistët Tuareg që kërkojnë krijimin e një shteti të pavarur, ndërsa grupi xhihadist Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM), i lidhur me al-Kaedën, ka organizuar sulme të njëkohshme në disa pjesë të vendit. Ekspertët e sigurisë e cilësojnë këtë si një nga sulmet më të mëdha të koordinuara në Mali në vitet e fundit. Ushtria maliane ka deklaruar se situata është nën kontroll në shumicën e zonave, por ka pranuar se luftimet vijojnë në disa rajone, përfshirë Kidalin.
Autoritetet kanë shpallur gjendje alarmi kombëtar, duke shtuar patrullimet dhe duke vendosur pika kontrolli në të gjithë vendin. Në Bamako është vendosur edhe orë policore gjatë natës. Sulmet janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur solidaritet me popullin e Malit, ndërsa organizata rajonale Ecowas dhe Bashkimi Afrikan kanë reaguar me shqetësim të thellë. Mali, i drejtuar aktualisht nga një juntë ushtarake që mori pushtetin pas grushteve të shtetit në vitin 2020, vijon të përballet me një krizë të thellë sigurie, ku pjesë të mëdha të territorit mbeten jashtë kontrollit të qeverisë për shkak të aktivitetit të grupeve të armatosura.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
27 Prill09:00
Humbi zgjedhjet, Viktor Orban heq dorë nga mandati i tij në parlament
Kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se nuk do ta marrë mandatin e tij në parlament. Këtë ai e bëri...
BOTA
27 Prill08:42
FOTOLAJM/ Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja shqiptare ndan pamje: Momentet para sulmit!
Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë ...
BOTA
27 Prill08:23
Hetimet për sulmin me armë në darkën ku ishte Trump, 10 minuta para se të haptë zjarr, autori i kishte dërguar një mesazh familjarëve!
Autoritetet amerikane po hetojnë si motiv të mundshëm qëndrimin anti-Trump të autorit që tentoi të depërtonte me arm&eum...
BOTA
27 Prill08:14
Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të mbështesë politikën e sovranitetit të Rusisë
Koreja e Veriut do të vazhdojë të mbështesë politikën e Moskës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial ...
BOTA
27 Prill08:12
Sulmet izraelite në jug të Libanit, humbin jetën 14 persona, mes tyre gra dhe fëmijë
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në jug të Liban, pavarësisht zgjatjes së fun...
BOTA
27 Prill07:59
SHBA godet një motoskaf që dyshohet se trafikonte drogë, tre persona mbetën të vrarë!
Tre persona që udhëtonin me një motoskaf, i dyshuar si i përfshirë në një operacion të trafikut të drogës, u v...
BOTA
27 Prill07:55
Media amerikane: Irani, propozim të ri SHBA-ve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara, përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, një propozim të ri për rihapjen e Ngush...
BOTA
27 Prill07:29
Sulmi me armë në darkën me gazetarët, Trump: Nuk isha i shqetësuar, e kuptoj jetën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka ndjerë frikë gjatë momentit kur u evakuua nga darka e Shoqatës së Korre...
BOTA
26 Prill23:50
“Urrejtja mes tyre është qesharake dhe e keqe!”- Trump: Po zhvilloj biseda të mira me Putinin dhe Zelenskyn për Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se po zhvillon “bisedime të mira” si me presidentin rus Vladimir Putin, ashtu edhe me president...
BOTA
26 Prill23:40
Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA-së
Veterani 39-vjeçar i Forcave Ajrore Amerikane, Matthew James Sullivan, është gjetur i vdekur, vetëm disa muaj para se të dëshm...