BOTA

Kina shpalos planin ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Maj 2023, 14:20
Kina shpalos planin ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore

Presidenti kinez Xi Jinping paraqiti të premten një plan ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore. Ky plan përfshin ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e tregtisë, duke shënuar daljen e Kinës si një lider i ri në një rajon që historikisht ka rënë brenda sferës së ndikimit të Rusisë.

Duke iu drejtuar Samitit Kinë-Azi Qendrore i organizuar në Kinën veriperëndimore, presidenti Xi shprehu gatishmërinë e Kinës për të lidhur strategjitë e zhvillimit me Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin.

Ai theksoi promovimin e modernizimit për të gjitha këto vende.

"Ky samit i ka dhënë një shtysë të re zhvillimit dhe rivitalizimit të gjashtë qarqeve dhe ka instaluar energji të fortë pozitive në paqen dhe stabilitetin rajonal", tha Xi në një konferencë shtypi me homologët e tij të Azisë Qendrore.

"Ne do të punojmë së bashku për të kultivuar një model të ri bashkëpunimi që është reciprokisht i dobishëm", tha ai.

Duke u përfshirë në mënyrë aktive, Kina e ka pozicionuar veten si një kryesuese në garën për ndikim politik dhe akses në burimet e energjisë në rajonin e Azisë Qendrore. Për Kinën, një gjë e tillë është bërë më e lehtë për shkak se Rusia është e preokupuar me luftën në Ukrainë, si dhe për shkak të pranisë së reduktuar të SHBA-së në rajon, si rezultat i tërheqjes së forcave nga Afganistani.

Pesë republikat ish-sovjetike në Azinë Qendrore i ofrojnë Kinës rrugë alternative transporti për karburant, ushqim dhe mallra të tjera në rast të ndërprerjeve në rajone të tjera.

Angazhimet e mbështetjes dhe bashkëpunimit të bëra gjatë samitit dy-ditor shërbejnë si një kontrast i fortë me portretizimin "negativ" të Kinës gjatë samitit të fundit të liderëve të Grupit të Shtatë (G7) në Japoni.

Mbështetja e Kinës për Azinë Qendrore duket se është gjithashtu një kundërpeshë ndaj akuzave të SHBA-së për diplomacinë e saj shtrënguese.

Xi tha se Kina dhe vendet e Azisë Qendrore duhet të thellojnë besimin dhe të ofrojnë "mbështetje të qartë dhe të fortë" për interesat thelbësore si sovraniteti, pavarësia, dinjiteti kombëtar dhe zhvillimit afatgjatë.

Ai nuk përmendi Ukrainën, e cila ashtu si vendet e Azisë Qendrore, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

"Kina është e gatshme të ndihmojë vendet e Azisë Qendrore të përmirësojnë zbatimin e ligjit, sigurinë dhe ndërtimin e aftësive të tyre mbrojtëse", tha ai.

Xi deklaroi se Kina planifikon të përmirësojë marrëveshjet dypalëshe të investimeve dhe të rrisë vëllimin e eksporteve të mallrave me rajonin.

Ai tha se do të inkurajojë bizneset e financuara nga Kina në Azinë Qendrore për të krijuar më shumë vende pune, për të ndërtuar fabirka dhe për të nisur një linjë të veçantë të trenave që synon promovimin e turizmit.

"Për të forcuar bashkëpunimin tonë dhe zhvillimin e Azisë Qendrore, Kina do t'u sigurojë vendeve të Azisë Qendrore një total prej 26 miliardë juanë (3.5 miliardë euro) mbështetje financiare dhe grante", tha Xi.

Xi theksoi nevojën për të përshpejtuar ndërtimin e Linjës D të tubacionit të gazit natyror Kinë-Azi Qendrore.

Ai bëri thirrje gjithashtu për rritjen e tregtisë së naftës dhe gazit midis Kinës dhe Azisë Qendrore, zhvillimin e bashkëpunimit energjetik në industri të ndryshme dhe nxitjen e bashkëpunimit në burimet e reja të energjisë dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.

Kina mbështet gjithashtu ndërtimin e një korridori transporti ndërkombëtar ndër Detin Kaspik dhe synon të forcojë zhvillimin e qendrave të transportit për shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë, tha Xi.

Artikuj te sugjeruar

video

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”