U denoncua nga Piranjat/ Kalaja: Nesër në SPAK dorëzoj dokumente lidhur me plagjiaturën e Taulant Ballës
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Një kapitull i rëndësishëm mbyllet për Valon Berishën dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i dha sot lamtumir&...
Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë Rusia ka lëshuar 205 dronë kund&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvill...
Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata d...
Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuve...
Projekti i rrugës Milot Balldren është gati trefishuar në kosto dhe në kohëzgjatje nga 2018 deri në fund të 2025. ...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën...
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet e dhëna për 16 të pandehurit pjesë e grupit të Bruno Ç...
Po mbahet para Kryesisë së Kuvendit protesta e qytetarëve ku kundërshtohet Reforma Territoriale. Sipas draftit të propozuar nga Part...

Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë Rusia ka lëshuar 205 dronë kundër Ukrainës gjatë një sulmi të nisur mbrëmjen e së dielës, më 4 tetor, dhe që vijoi gjatë natës.
Sipas bilancit paraprak të Forcave Ajrore ukrainase, 172 dronë janë rrëzuar ose neutralizuar nga sistemet mbrojtëse të Ukrainës.
Sulmi nisi rreth orës 18:00 me orën lokale dhe përfshiu përdorimin e dronëve të llojeve Shahed, Gerbera, Banderol/Dan-T, si dhe mjeteve mashtruese Parody. Në mesin e mjeteve të përdorura nga Rusia raportohet se ishin edhe 49 dronë reaktivë.
Për përballimin e sulmit u aktivizuan avionët luftarakë dhe njësitë ukrainase të mbrojtjes kundërajrore, së bashku me njësitë e luftës elektronike dhe grupet e lëvizshme të zjarrit.
Pavarësisht numrit të lartë të mjeteve të neutralizuara, goditje janë raportuar në 13 zona, ndërsa mbetje të dronëve të rrëzuar kanë rënë në tre zona të tjera.
Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë
Ndërsa lufta në Ukrainë vijon, Estonia po zhvendos në mënyrë të përhershme një pjesë të trupave të saj më pranë kufirit me Rusinë, ndërsa po pajiset edhe me armë që mund të godasin objektiva në thellësi të territorit rus.
Sipas “Financial Times”, Talini po forcon kapacitetet e tij ushtarake përballë mundësisë së një agresioni të ardhshëm rus përtej Ukrainës.
Zyrtarët ushtarakë dhe të inteligjencës estoneze nuk vlerësojnë se Moska synon një luftë të gjerë me NATO-n në dy vitet e ardhshme. Megjithatë, sipas vlerësimeve të cituara nga gazeta britanike, ata besojnë se Rusia po përgatitet për mundësinë e një konflikti të ardhshëm me Estoninë, e cila ndodhet në krahun lindor të Aleancës Atlantike.
Kremlini ka reaguar ndaj forcimit të pranisë ushtarake estoneze pranë kufirit me Rusinë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Ministria ruse e Mbrojtjes dhe shërbimet e tjera përkatëse kanë kapacitetet e nevojshme të inteligjencës për të monitoruar dhe vlerësuar situatën përgjatë kufijve të vendit.
Është ndarë sot më 5 tetor çmimi Nobel për Mjekësinë, teksa fitues janë shpallur tre shkencëtarë. At...
Napoleon Bonaparti mund të ketë hyrë në histori si një nga udhëheqësit më të mëdhenj ushtarakë t&...
12 burra janë arrestuar në Vietnam, të dyshuar se kanë vjedhur rreth 2,700 mace për t’i shitur për mish. Sipas policis&eum...
Të dhënat personale të rreth 8.8 milionë njerëzve në Danimarkë janë bërë të aksesueshme nga persona t&e...
Kreu i shërbimit të jashtëm gjerman të inteligjencës, Martin Jaeger, ka dhënë një nga paralajmërimet më t&eu...
Një ekip grek studiuesish, i udhëhequr nga Giorgos Skretas, ka zhvilluar një molekulë të re farmaceutike që, në testet para...
Gra vullnetare iraniane kanë nisur trajnime bazë ushtarake në Teheran, në një program të organizuar për përgatitjen e ...
Sot 500 shkolla në të gjithë Francën do të mbeten të mbyllura, plotësisht ose pjesërisht, për shkak të prote...
Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre nga baza ushtarake RAF Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se votimi në SHBA është i korruptuar, veçanëri...