BOTA

Kundër abortit, Guvernatorja e Arizonës firmos shfuqizimin e ligjit të vitit 1864

M.B. Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 07:52
Kundër abortit, Guvernatorja e Arizonës firmos shfuqizimin e ligjit
Gjatë shqyrtimit të projektligjit në senatin e Arizonës

SHBA- Guvernatorja demokrate e Arizonës, Katie Hobbs, ka shfuqizuar një masë ndalimi të periudhës së Luftës Civile ndaj pjesës më të madhe të aborteve, duke nënshkruar të enjten një ligj për anulimin e kësaj mase. Guvernatorja Hobbs thotë se ky është vetëm fillimi i hapave në përpjekjen për të mbrojtur kujdesin shëndetësor për riprodhimin në Arizona. Ekziston mundësia sidoqoftë që shfuqizimi të hyjë në fuqi vetëm 90 ditë pasi të ketë përfunduar sesioni i tanishëm legjislativ, në muajt qershor-korrik. Aktivistët e së drejtës së abortit shpresojnë që gjykata do të gjejë mekanizmin për ta shmangur këtë vonesë.

Përpjekjet për të shfuqizuar ligjin që nuk ishte përdorur prej kohësh, sipas të cilit ndaloheshin të gjitha abortet, përveç atyre të bëra për të shpëtuar jetën e pacientit, mori miratimin përfundimtar nga legjislativi të mërkurën, me një votim 16 me 14 në senatin e Arizonës, me dy senatorë republikanë që iu bashkuan votës së demokratëve. Guvenatorja Hobbs e kritikoi ligjin ndalues që “ishte miratuar nga 27 burra kur Arizona ende nuk ishte bërë shtet, në një periudhë kur Amerika gjendej në luftë mbi të drejtën për të patur skllevër, në një periudhë kur gratë as nuk mund të votonin”.

“Ligji duhej të ishte anuluar. E kam thënë në vitin 2022 kur u rrëzua vendimi i çështjes Roe dhe e kam thënë në mënyrë të përsëritur kur u bëra guvernatore”, tha ajo.

Votimi zgjati për orë të tëra, ndërsa senatorët përshkruanin motivimet e tyre në terma personalë, emocionalë dhe madje edhe biblikë. Pati ndër të tjera edhe përshkrime ilustruese të procedurave të abortit dhe regjistrime të rrahjeve të zemrës së fetusit, krahas paralajmërimeve për rrezikun e futjes së pikëpamjeve fetare në legjislacion. Shfuqizimi i ligjit të vjetër do të thotë se do të lërë tashmë në fuqi një masë të vitit 2022, ku parashikohet ndalimi i abortit pas 15 javëve të para të shtatëzanisë.

Një grup i madh ligjvënësesh morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit nga guvernatorja. Disa prej tyre u përfshinë nga emocionet ndërsa brohoritën shfuqizimin dhe u shprehën se duhet të bëhet më shumë për kujdesin shëndetësor riprodhues. Zbatimi i ligjit të vjetër të shekullit të 19-të ishte pezulluar që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori në vitin 1973 vendimin për çështje Roe kundër Wade, që garantoi të drejtën për abort në mbarë vendin.

Pasi vendimi Roe kundër Wade u rrëzua në qershor 2022, prokurori i përgjithshëm republikan i asaj kohe në Arizona arriti të bindë gjykatësin se ligji i vitit 1864 mund të zbatohej sërish. Sidoqoftë, ligji nuk është zbatuar ende, pasi ka qenë në procedurat e apelimeve në gjykata./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

E.D BOTA 2 Maj21:49

UNRWA: Nuk ka siguri në Gaza

foto ilustruese GAZA- Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA) publikoi imazhe të Gazës, e c...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë