Mamdani sulmon Netanyahun pas fjalimit në OKB: Gënjeshtra të pabaza për të justifikuar veprimet ndaj palestinezëve

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, iu përgjigj fjalimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB, i cili përfshinte akuza për antisemitizëm dhe shtrembërim të fakteve rreth Izraelit.
Mamdani deklaroi se Netanyahu përdori fjalimin e tij për të përsëritur gënjeshtra të pabaza, për të justifikuar veprimet e Izraelit ndaj palestinezëve. Ai theksoi se Netanyahu vijon të jetë subjekt i një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila e akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
"Siç ka bërë herë pas here, Kryeministri Netanyahu përdori fjalimin e tij për të përsëritur gënjeshtra të pabaza që synonin të pastronte gjenocidin e tij ndaj palestinezëve. Megjithatë, asnjë gënjeshtër nuk mund të ndryshojë faktin që ai mbetet subjekt i një urdhri arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare që akuzon krime lufte dhe krime kundër njerëzimit," tha Mamdani në deklaratën e tij.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për Netanyahu-n, por Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të gjykatës dhe kanë bërë të qartë se nuk do ta arrestojnë Netanyahun.
Lexo edhe
BOTA
“Putin është në një pozitë të keqe”, Rutte qetëson aleatët e NATO-s pas raporteve të kërcënimeve

Senati amerikan hedh poshtë rezolutën që kufizon fuqitë e Trumpit në luftën kundër Iranit

Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar

Po mbante fjalimin, Netanyahu përballet me largimin e diplomatëve në OKB

“Përdor substanca të ndaluara”, Zakharova lëshon akuza të forta ndaj Zelenskyt

VIDEO/ Presidenti i Haitit pi ujë me kanë në mes të OKB-së

NATO gati të përgjigjet ndaj sulmeve hibride ruse/ SHBA kërkon më shumë përgjegjësi nga Evropa

SHBA-ja mund të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Kanadasë/ Carney: Do të ishte e papërgjegjshme të mos përgatiteshim





