Meshë madhështore në Paris, Papa mbledh gati 1 milion njerëz

Papa Leo XIV kremtoi të shtunën një meshë madhështore në ajër të hapur në Paris, ku qindra mijëra besimtarë u mblodhën për ta parë nga afër. Duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur, besimtarët mbushën një itinerar prej rreth dy kilometrash, nga zona pranë Harkut të Triumfit deri në Place de la Concorde.
Sipas Vatikanit, rreth 800 mijë persona morën pjesë në meshë, një shifër më e lartë se 600 mijë personat që ishin regjistruar paraprakisht. Gjatë rrugës, Papa ndaloi disa herë për të përshëndetur turmën dhe për të bekuar fëmijë e foshnja, përpara se të mbërrinte në vendin ku u zhvillua ceremonia.
Pas meshës në Paris, Leo XIV udhëtoi drejt Lourdes. Të dielën, ai pritet të takohet me ipeshkvijtë francezë dhe të kremtojë një tjetër meshë në ajër të hapur. Në programin e tij është parashikuar gjithashtu një takim me persona të sëmurë dhe me shtatë të mbijetuar të abuzimeve seksuale nga klerikë dhe persona të tjerë të Kishës Katolike.
Lexo edhe
BOTA
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiçin me energji

Skandal me privatësinë: Mjetet e OpenAI shpërndajnë imazhe të përdoruesve të ChatGPT

Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të: 15 mijë dollarë për çdo ushtar amerikan

Stuhia e fuqishme godet verilindjen e SHBA-së, 100 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike! Anulohen edhe qindra fluturimet

Trump–Xi, armëpushim në luftën tregtare, SHBA dhe Kina zgjasin marrëveshjen, por përplasjet mbeten

Analiza e DW: Partitë ekstremiste po lulëzojnë dhe kjo i tremb njerëzit

Melanie Trump flet për raportin “e trazuar” me të birin: Është i lumtur që unë merrem me punët e mija

Hakerët që sulmuan sistemet e FBI-së kanë akses në ekzaminimet mjekësore të agjentëve, ja çfarë kërkojnë





