Ermal Beqiri kapet në Francë, policia jep detaje zyrtare! Si u vu në pranga biznesmeni
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga Çerkeza, në Tiranë, ku qytetarët raportojnë djegien ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të marte në një a...
Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, ka dëshmuar në procesin gjyq&eu...
Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese të Rajonit të Atikës ka çuar në sekuestrimin e 6.2 tonëve pro...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sërish çështjen e Vladimir Vladimirov, administrator i një prej shoqërive nën h...
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi, duke theksu...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar këtë të martë një veprim hetimor n&eum...
Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në stolin e Kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbol...

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në një lëvizje që tregon se Parisi po përgatitet seriozisht për skenarë të mundshëm konfliktesh në Europë dhe më gjerë.
Sipas draftit të ligjit të ri për planifikimin ushtarak, qeveria franceze do të investojë 8.5 miliardë euro vetëm për dronë dhe municione raketore, ndërsa stoku i dronëve 'vetëvrasës' pritet të rritet me 400% deri në fund të dekadës. Po ashtu, bombat e drejtuara AASM Hammer do të shtohen me 240%, ndërsa raketat Aster dhe Mica me rreth 30%.
Ky plan vjen pas mësimeve të nxjerra nga lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, ku është parë qartë se municionet dhe sistemet ajrore konsumohen me ritme shumë më të shpejta sesa parashikohej. Pikërisht për këtë arsye, autoritetet franceze po flasin tashmë hapur për përgatitje në një “ekonomi lufte”.
Shpenzimet ushtarake të Francës do të rriten ndjeshëm në vitet e ardhshme. Buxheti i mbrojtjes pritet të arrijë 63.3 miliardë euro në 2027, për t’u ngjitur në 76.3 miliardë euro në 2030, një rritje e fortë që pasqyron frikën në rritje në Europë për një përballje të mundshme me Rusinë deri në fund të dekadës.
Interesant është fakti se Franca nuk planifikon zgjerimin e madh të forcave të armatosura apo blerje të reja të avionëve luftarakë Rafale dhe fregatave, por fokusi kryesor është te municionet, mbrojtja ajrore dhe dronët. Nga ana tjetër, Parisi po shqyrton seriozisht zhvillimin e një tanku të ri, që në të ardhmen do të zëvendësojë tankun aktual Leclerc, ndërsa ka sinjale se projekti europian Eurodrone mund të jetë lënë jashtë planeve financiare.
Ky vendim shihet si pjesë e strategjisë së Francës për të mos mbetur e varur nga aleatët dhe për të rritur kapacitetet vendase të prodhimit ushtarak, sidomos në një kohë kur industria europiane e armëve është nën presion për të prodhuar më shpejt dhe në sasi më të mëdha. Kompania europiane MBDA ka njoftuar tashmë se do të rrisë prodhimin e saj me 40% gjatë këtij viti.
Në thelb, Franca po dërgon një mesazh të qartë: Europa duhet të përgatitet për kohë më të vështira dhe për një realitet të ri sigurie.
Mbrëmjen e sotme, Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan u ndriçua nga solemniteti i meshës së vigjiljes së Pashkës, e c...
Një gjykatës federal bllokoi mbledhjen e të dhënave të pranimeve nga Presidenti Donald Trump për universitetet publike në 1...
Trump po përgatitet të përdorë ‘forcë ushtarake dërrmuese’ kundër Iranit nëse ky i fundit nuk arrin të...
Një raketë është lëshuar nga Jemen drejt Izrael, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite janë aktivizuar për ta i...
Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli ka kryer sot sulme ndaj fabrikave petrokimike të Iran, të cilat ai i konsideron si një burim kryesor t&eu...
Gjenerali Christopher LaNeve do të bëhet shef i përkohshëm i shtabit të Ushtrisë Amerikane. Emërimi i tij vjen pasi Sekret...
Mediat amerikane kanë raportuar se po zhvillohen kërkime për një anëtar të ekuipazhit të zhdukur, pasi një avion lufta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelenskyy, zhvilluan një takim në Stamboll, ku diskutuan p...
Mbi 1,000 persona u mblodhën sot në Tel Aviv për të protestuar kundër luftës, duke kërkuar që autoritetet izraelite t&...
"E tëra çfarë përfaqësojnë ata është zemërimi, urrejtja dhe shkatërrimi", ulëriti Viktor Orban me z&e...